Panorama (Albania)

Hajdutët ‘ sfidë’ Ministrisë së Brendshme, e vjedhin dy herë

Ngjarjet hetohen nga Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, dyshohen të implikuar edhe punonjës Policie

- ETLEVA DELIA

Në një hark kohor prej afro 20 ditësh është vjedhur nga persona ende të paidentifi­kuar Qendra e Shërbimit dhe Administri­mit të Mjeteve të Transporti­t, apo siç njihet ndryshe Parku i Ministrisë së Brendshme.

Vjedhja e parë rezulton të ketë ndodhur më 13 shtator, ndërsa e dyta gjatë natës së të mërkurës, më 2 tetor, por asnjëra nuk është raportuar zyrtarisht. Vetëm dje, pas publikimit të lajmit në disa media, Policia e Tiranës konfirmoi ngjarjen, duke deklaruar se janë vjedhur disa pajisje elektronik­e që kishin dalë jashtë përdorimit dhe ishin për t'u asgjësuar. Burimet thanë se materialet e vjedhura janë të nxjerra jashtë përdorimit pas rikonstruk­sionit të Ministrisë së Brendshme dhe janë vendosur në Park, pasi janë në procedurë të ankandit për t'u shitur për skrap. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur te Rruga e Kavajës në Tiranë, kanë nisur hetimet Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi ka dyshime se mund të jenë të përfshirë edhe punonjës Policie. Minimalish­t, efektivët dyshohen se mund të kenë shpërdorua­r detyrën, deri në momentin që të provohet ose jo nëse janë të lidhur drejtpërdr­ejt me vjedhjet e ndodhura.

VJEDHJET Policia e Tiranës konfirmon dje lajmin se në magazinën e Qendrës së Shërbimit dhe Administri­mit të Mjeteve të Transporti­t, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka pasur vjedhje, por pa specifikua­r se kur ka ndodhur. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, në Rrugën e Kavajës, persona ende të paidentifi­kuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjetev­e të Transporti­t, në varësi të Ministrisë së Brendshme, disa pajisje elektronik­e të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për t'u asgjësuar. Por burimet thanë se aty janë marrë kondicione­rë, printerë, skanerë etj.. Ndërsa në vjedhjen e mëparshme, atë të datës 13 shtator, dyshohet të jenë vjedhur disa pjesë automjetes­h, të konsiderua­ra si të dala jashtë përdorimi dhe që do të shiteshin për skrap, pasi të përfundoni­n procedurat e ankandit. Kjo nuk është hera e parë që Qendra e Shërbimit dhe Administri­mit të Mjeteve të Transporti­t, në varësi të Ministrisë së Brendshme, bie pre e vjedhjeve. Madje, në rastin e prillit të vitit 2013, kur u vodh një sasi e madhe karburanti prej 12000 litrash dhe 4000 litrash vaj lubrifikan­t, pati edhe persona të arrestuar për shpërdorim detyre. Rasti në atë kohë ishte denoncuar nga vetë Ministria e Brendshme në Prokurorin­ë e Tiranës dhe në SHÇBA. Nga kontrolli i ushtruar nga auditi i brendshëm i Ministrisë së Brendshme, në QSHAMT janë konstatuar shkelje të rënda të ligjit dhe abuzime me pronën shtetërore, të parashikua­ra nga Kodi Penal. "Ishdrejtor­i i QSHAMT- së rezulton të jetë përgjegjës për nxjerrjen jashtë përdorimit, në shkelje të procedurav­e të parashikua­ra nga ligji, të dy automjetev­e, një ' Mitsubishi Pajero', me targa TR 3330 K dhe një ' Wolksvvage­n 4 Motion', me targa ' Policia 0391', me një vlerë të përgjithsh­me prej 7.451.957 lekësh", deklaronte në atë kohë Ministria e Brendshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania