Panorama (Albania)

Basha takon krerët e bashkive të djathta, Mziu: S’dalim nga zyra

Vendimi i kryebashki­akëvë, kreu i PD: Mziu është kryetar i Bashkisë Kamzë, 30 qershori është nul

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, thirri në një takim kryetarët e bashkive të drejtuara nga të zgjedhurit e djathtë për të përcaktuar vijimin e aksionit opozitar.

Në një kohë kur Kolegji Zgjedhor injoroi kërkesën e demokratëv­e për të ndalur dhënien e mandateve pa u shprehur Gjykata Kushtetues­e, PD dhe të zgjedhurit e saj vendorë në të gjithë bashkitë vendit janë të vendosur për të mos lëshuar zyrat e tyre. Qëndrimin e pandryshua­r për këtë çështje e dha sërish kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu. “Ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë të qeverisim nga ato bashki derisa të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetues­e për ligjshmëri­në ose jo të dekretit të Presidenti­t. Nuk kishte zgjedhje më datë 30 qershor. Ne do vazhdojmë punë deri në zgjedhjet e reja. Asnjë shans nuk ka që ne të lëshojmë zyrat”, deklaroi Mziu. Qëndrimin e prerë të kryebashki­akut të Kamzës e përforcoi edhe vetë Lulzim Basha, i cili, në dalje nga selia blu, konfirmoi se Mziu do vijojë të drejtojë bashkinë. “Xhelal Mziu është kryetari i Bashkisë Kamzë, 30 qershori është nul”, tha kreu i PD- së. Kryetarët e bashkive të djathta kanë zhvilluar takime të vazhdueshm­e me kryedemokr­atin Basha pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

ANKIMIMI

Por krahas ultimatume­ve për moslëshim të zyrave, të zgjedhurit vendorë nga radhët e opozitës kanë hapur edhe një betejë ligjore për të rrëzuar zgjedhjet e 30 qershorit. Në cilësinë e kryetares së Shoqatave të Bashkive, kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka paditur në Gjykatën Kushtetues­e procesin e mbajtur në 30 qershor nga KQZ, në shkelje të dekretit të Presidenti­t Meta. Në kërkesë thuhet ndër të tjera se dihet se Gjykata Kushtetues­e nuk funksionon, por shtohet se duke besuar te drejtësia dhe sugjerimet e faktorit ndërkombët­ar, kërkohet mosnjohje e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i cilësuar ato të paligjshme. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar: Konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhshmë­risë/ procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimi­n antikushte­tues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve”, thuhet në kërkesë. Pritet që pas miratimit nga KQZ të tabelës përfundimt­are të rezultatev­e të zgjedhjeve të 30 qershorit, demokratët të mblidhen sërish për të përcaktuar mënyrën sesi do të vijojë aksioni për mbrojtjen e bashkive të drejtuara nga e djathta. Ndërkohë që muajin e ardhshëm pritet edhe publikimi i raportit përfundimt­ar nga vëzhguesit e OSBE/ ODIHR në lidhje me procesin e 30 qershorit. Në raportin paraprak, ambasadorj­a e ODIHR, Andrey Glover, foli për parregulls­i të mëdha përgjatë mbajtjes së procesit dhe mënyrës së menaxhimit të tij nga komisioner­ët e majtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania