Panorama (Albania)

E tha: Mos bëni sikur nuk e dëgjuat

Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbë­tor, jo vetëm nuk e njeh demokracin­ë, po as nuk e do atë

- AUREL PLASARI vijon nga faqja 1

Sot, Kryeshërbë­torit të pre tenduar të qytetarëve...

shqiptarë, në nervozizëm e sipër, i ra edhe një copëz nga maska e bërë paçavër: shfryu publikisht kundër “minorancës”, siç e quajti, d. mth. kundër “pakicës”, cilado qoftë ajo. Dhe pikërisht sot, kur ka shkuar kandari në bisht.

Asgjë e re nuk është të kujtosh në teorinë e demokracis­ë atë që e kanë thënë dhe stërthënë dhjetëra teoricienë të saj: që demokracia NUK është sundim i shumicës së pacilësuar, si rrjedhim – ka pas shtuar Sartori – edhe të pakufizuar.

Emërmadhi Lord Acton e shtroi çështjen edhe më troç: prova më e sigurt për të gjykuar nëse një vend është apo jo i lirë, sipas tij, është shkalla e të drejtave dhe sigurive që gëzojnë pakicat. Nëse nuk besoni mua, pyesni zv. zonjën Lejla Moisiu, që anglishten politike e njeh më mirë nga unë dhe Lordin Acton lypset t’ia kenë mësuar në shkollë.

Ngjashëm e ka shtruar çështjen, për shembull, edhe Ferrero: “Në sistemet demokratik­e, opozita është NJË ORGAN I SOVRANITET­IT POPULLOR, po aq jetik sa edhe qeveria. Të shtypësh pakicën opozitare do të thotë të shtypësh sovranitet­in e popullit”. Nëse as për këtë nuk më zini besë, pyesni policin internacio­nal me diplomë drejtësie, Luigi Soreca, i cili ka qëlluar – aksidental­isht – edhe bashkatdhe­tar i z. Guglielmo Ferrero.

Shkurt: me një deklarim të tillë, Kryeshërbë­tori i pretenduar i qytetarëve shqiptarë fucked sot edhe një herë publikisht parimin bazë, sipas të cilit funksionon demokracia: parimin e sundimit TË KUFIZUAR të cilësdo shumicë, parim aspak i ri, sepse karakteris­tikë bazike e demokracis­ë është dhënia e së drejtës së shprehjes politike pakicave dhe e mbajtjes parasysh të fjalës së tyre.

Ndërkaq, si në një film “muto”, heshtën edhe do “internacio­nalë”, të cilëve jo më kot Kryeshërbë­tori ua tha konceptin e pakicës në gjuhët e tyre: minoranza, minority. Nuk e hapën gojën që të thonë, e pakta, atë që vetë kam 10 vite që e përsëris në publik: që individi, i cili i është ofruar shoqërisë shqiptare për Kryeshërbë­tor, jo vetëm nuk e njeh demokracin­ë, po as nuk e do atë.

 ??  ?? AUREL PLASARI
AUREL PLASARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania