Panorama (Albania)

‘ Astiri’ në flakë, banorët e acaruar: Na quajti shpellarë

Goma të djegura e shashka në rrugë, PD në mbështetje të protestues­ve “S'jemi shpellarë, jemi qytetarë. Veliaj frikacak, le të vijë të flasim”

-

Një protestë e pa lajmëruar, e shkaktuar nga deklarata e kreut të bashkisë Erion Veliaj, që i etiketon protestues­it "shpellarë" ka nxjerrë në rrugë për të dytën herë brenda ditës së djeshme banorët e zonës së Astirit me thirrjet "Ne nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë". Në të njëjtin vend ku kanë protestuar paqësisht për ditë me radhë, banorët kanë vënë shashka e djegur goma në mes të rrugës, duke lajmëruar kështu një tubim pa afat. "Kemi dëgjuar një deklaratë injorance. Do t'i bëja thirrje të vijë këtu të përballet me shpellarët, të flasë me ne. Ne nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë. Këtë e di shumë mirë Erion Veliaj, pasi ka ardhur ka kërkuar votat. Si jemi të paligjshëm ne o zoti kryetar, kur ti ke marrë taksat këtu?! I kemi faturat. Nëse ne jemi të paligjshëm, edhe ti je kryebashki­ak i paligjshëm sepse votat tona nuk quhen. Të siguroj që nuk do të ndalemi", thonë banorët e irrituar. Alternativ­a e bonusit të qirasë, edhe ai 3- vjeçar, është cilësuar qesharak nga banorët, të cilët thonë se nuk janë më në gjendje për të ndërtuar një tjetër shtëpi, ndërsa ekzistuese­n janë gati ta mbrojnë me gjak. "Nuk është jeta 3 vjet qira, duam dëmshpërbl­im. S'jemi në gjendje për të përfituar kredi të butë. Gjiknuri e Veliaj u tallën me ne. Nuk na hedhin dot në rrugë të madhe pa na vrarë. Pronën do ta mbrojmë me gjak. Objektet do të prishen kur të kalojnë mbi trupat tanë", shprehen banorët, e gatshëm të vijojnë me protesta pa afat dhe që do të degradojnë deri në kompensimi­n total të të gjitha banesave. "Iu kërkoj përdoruesv­e të rrugës të mos kalojnë më në këtë rrugë. Dua t'iu kërkoj ndjesë për situatën e krijuar këto ditë dhe iu sugjeroj të mos e përdorin më, pasi nuk e dimë se çfarë do të ndodhë ditët në vijim". Vetëm pak minuta pasi kishte nisur protesta, kanë mbërritur aty në mbështetje të banorëve përfaqësue­s të Partisë Demokratik­e, deputetët Klevis Balliu dhe Albana Vokshi dhe si Endrit Brahimllar­i nga Lëvizja Socialiste për integrim. Përpos thirrjeve për mbrojtjen e pronës, protesta e pasdites u shoqërua edhe me kërkesën për drejtësi për të miturin Ardit Gjoklaj. Edhe protesta e paradites ishte gjithashtu jopaqësore, pas thirrjeve pa përgjigje të banorëve për një takim me kryetarin e bashkisë. Protestues­it përdorën forcë për të shmangur policët në krye të detyrës për të depërtuar derën e hekurt të bashkisë, përpjekje që nuk u arrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania