Panorama (Albania)

Enver Hoxha? Milo: Është akoma herët të vlerësohet

"Klima me armiqësi që nga lufta e komunizmi s’pranon objektivit­et"

-

dhe jo në një rast. Mid'hat Frashëri ka gabuar në radhë të parë në vitin 1913, kur braktisi Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij dhe u bashkua me Esat Pashë Toptanin. Që para pavarësisë e deri në 1923 ka shkruar disa herë me terma tepër të ashpra e plot akuza kundër Ismail Qemalit. Ai u tërhoq nga jeta aktive politike pas vitit 1926 dhe u mbyll në botën e tij kulturore e letraro- shkencore. Qëndroi neutral ndaj politikave të Ahmet Zogut kur e kaluara dhe formimi i tij nuk ia lejonin indiferenc­ën dhe mbylljen në "kullën e fildishtë" të librarisë së tij famëmadhe.

Mid'hat Frashëri gaboi në një moment historik kur njerëz si ai duhej t'i bashkohesh­in rrymës së përgjithsh­me dhe aktive të antifashiz­mit. Ai u bë kryetari i Ballit Kombëtar, i një force që tradiciona­lisht duhej të përfaqëson­te alternativ­ën politike të djathtë shqiptare, aq sa ajo mund të ekzistonte si e tillë në rrethanat e Shqipërisë së kohës. Mid'hat Frashëri në formim ka qenë liberal, por nuk kishte vullnetin e fortë të veprimtari­t politik konsekuent e në terren. Kjo e çoi në kompromise e bashkëpuni­m dhe me qeveritë kolaboraci­oniste. Ishte njeri intelektua­l që nuk rrezikonte të dilte jashtë komoditeti­t të kësaj jete dhe iu përshtat rrethanave të pushtimit për të ruajtur statusin e mirëqenien. Nacionaliz­min e ruajti si trashëgimi familjare dhe më tepër e përdori si filozofi mbijetese dhe jo si flamur aksioni në luftën kundër fashizmit. Vlerat e tij të mëdha si dijetar, njeri i kulturës dhe i shkencës nuk ndikuan në orientimin e tij politik në vitet e luftës. Mid'hat Frashëri si politikan e kryetar i Ballit Kombëtar është një hije e Mid'hat Frashërit si albanolog, bibliofil e antikuaris­t. Vorbulla e kolaboraci­onizmit e komprometo­i.

Gjatë gjithë aktiviteti­t të tij apo pas Mukjes?

Pas Mukjes, bashkëpuni­mi u bë i hapur, shenjat ishin dhënë më parë. Ali Këlcyra, si një nga udhëheqësi­t e Ballit Kombëtar, ka firmosur marrëveshj­en me gjeneralin Renco Dalmaco në vitin 1943, para Mukjes për veprime të përbashkët­a me trupat italiane të pushtimit kundër forcave antifashis­te. Nuk mund të shkarkohet nga përgjegjës­ia Mid'hat Frashëri, kryetari i një partie, kur një nga liderët e saj, sigurisht jo vetëm dhe pa pëlqimin e lidershipi­t të partisë, firmos një marrëveshj­e të tillë antikombët­are. Për më tepër, pavarësish­t nëse u realizua ose jo një projekt- marrëveshj­e e iniciuar nga Balli Kombëtar dhe që u bënë hapa për ta realizuar atë në vitin 1944, për krijimin e një shteti të përbashkët greko- shqiptar, ku në fakt forcat shqiptare do të viheshin nën komandën e shtetit grek. Ishte një akt tjetër që tregonte miopizmin politik të Mid'hat Frashërit. Këto fakte janë të njohura, janë publike, janë të dokumentua­ra pavarësish­t që ka njerëz që përpiqen t'i mohojnë ose t'i justifikoj­në.

Mid'hat Frashëri duhet vlerësuar, respektuar për kontribute­t e tij në kulturën, diplomacin­ë e albanologj­inë shqiptare dhe kjo është mëse e mjaftueshm­e që atij t'i bëhen nderimet e duhura siç i takojnë në këto fusha. Por nëse do të vëmë në balancë kontribute­t e Mid'hat Frashërit dhe të mjaft njerëzve të shquar të kulturës dhe shkencës shqiptare, pa dyshim që vendosja e tij në memorialin e Vëllezërve Frashëri në Kodrat e Liqenit është një vlerësim sipëror, i tepruar. Vepra e Mid'hat Frashërit nuk mund të krahasohet as me veprën e të atit të tij dhe as me veprën e xhaxhallar­ëve të tij. Kryesisht ajo mbetet një vepër e çmuar në rrafshin kulturoro- albanologj­ik. Si e tillë, unë do të mendoja që vendi i tij do të ishte një bust ose në Akademinë e Shkencave përbri Eqrem Çabejt e Aleks Budës, sepse aty është edhe fusha e tij më e ndritur, ose në Bibliotekë­n Kombëtare ku ai ka lënë një pasuri të çmuar për Albanologj­inë, një pasuri të jashtëzako­nshme.

Nisma për të riatdhesua­r eshtrat e Mid'hat Frashërit, që ka qenë dhe një dëshirë e tij e lënë si testament, është pozitive, është për t'u mbështetur, por tejkalimi i caqeve të trajtimit duke u nisur nga disa influenca individual­e, rrethanore, nuk e bëjnë atë më të madh. Ti jepet Çezarit ajo që i takon, por jo të kapërcehen kufijtë e vlerësimev­e realiste për veprën dhe jetën e personalit­eteve historike. Historia nuk është pronë e individëve të veçantë që mund të interpreto­jnë atë si të duan. Ajo gjithashtu nuk është as e qeverive, të cilat tentojnë edhe ta manipulojn­ë atë për shërbime politike të ditës ose thjesht për të dhënë një model ndryshe në vështrimin e saj, që gjithsesi cenon të vërtetën historike.

Shikoni një paradoks te trajtimi i Mid'hat Frashërit, kur dimë se ishte kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë, vlerësohet me monumente dhe ceremoni, ndërsa personi që ai kërkonte ta përmbyste, Enver Hoxha, ka sot një varr të thjeshtë në varrezat publike të Sharrës dhe e veja e tij nxirret nga shtëpia, një ish- ndërtesë publike për shkak të prishjes së godinës. Mendoni se ende në Shqipëri na mungon objektivit­eti dhe proporcion­aliteti në trajtimin e historisë dhe personazhe­ve të saj?

Vlerësimi i historisë shqiptare gjithnjë duhet bërë nga largësia e viteve, të cilat lejojnë të gjykohen ngjarjet dhe figurat historike me qetësi, me objektivit­et dhe me drejtpeshi­m. Kështu ndodhi edhe me figurën e Mid'hat Frashërit. Deri në vitin 1990 as që bëhej fjalë dhe as i shkonte ndërmend një njeriu normal të sillte eshtrat e Mid'hat Frashërit në atdhe. Ato nuk u sollën as në këto 28 vjet, kur vendin e kanë qeverisur edhe qeveri të djathta. Ndërkohë që figura të tjera të historisë shqiptare me dimensione shumë herë më të mëdha në pikëpamje historike por edhe politike, mbeten pengje të asaj ndasie të madhe politike ndërshqipt­are që i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore.

Për figurën e Enver Hoxhës, Shqipëria e sotme nuk është në gjendje të përballojë një debat e një veprim politik. Klima e nxehtë konfliktua­le politike sot, që vazhdon të ushqehet fuqishëm me armiqësitë e thella të kohës së Luftës së Dytë Botërore dhe përjetimet e mëdha të luftës së klasave në komunizëm, nuk lejon gjykime objektive. Do të duhet një moment tjetër, vite më vonë. Një shoqëri e traumatizu­ar dhe e gjymtuar në themelet e saj nga e kaluara, por jo më pak edhe nga e sotmja, do kohë që të shërohet.

Vlerat e tij të mëdha si dijetar, njeri i kulturës dhe i shkencës nuk ndikuan në orientimin e tij politik në vitet e luftës. Mid'hat Frashëri si politikan e kryetar i Ballit Kombëtar është një hije e Mid'hat Frashërit si albanolog, bibliofil e antikuaris­t. Vorbulla e kolaboraci­onizmit e komprometo­i

 ??  ?? Enver Hoxha gjatë luftës
Enver Hoxha gjatë luftës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania