Panorama (Albania)

Qeveria do rrisë pagën minimale në 25 mijë lekë

Ahmetaj: Të gjitha rrogat e ulëta të taksohen 1,5 për qind

-

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria pritet të rrisë pagën minimale në 25 mijë lekë ose në 26 mijë lekë. Ministria e Financave ka nisur llogaritje­t për rritjen e pagës minimale. Paga minimale në rang vendi aktualisht është 24 mijë lekë, por Ministria e Financave po llogarit rritjen e saj me dy variante, me 1 mijë lekë apo me 2 mijë lekë. Ndryshimet në rritjen e pagës minimale i njoftoi dje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë prezantimi­t të të ardhurave të buxhetit 2019 në Komisionin e Ekonomisë. Ahmetaj tha se të ardhurat nga kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re vitin e ardhshëm pritet të rriten 7 për qind. Kreu i Financave shpjegoi se kjo rritje mbështetet te rritja ekonomike, rritja e punësimit dhe rritja e pagës minimale. "Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në këta faktorë: rritja ekonomike; forcimi i administri­mit ( të dyja kombinojnë dhe rritjen e numrit të të punësuarve); ritmin e rritjes së të ardhurave nga kontribute­t në dy- tre vitet e fundit; efektin e rritjes së pagës minimale nga 1 janari 2019. Sot është 24. Ne po bëjmë kalkulimet tona për 25 lekë deri në 26 mijë lekë pritet të rritet paga minimale sipas llogaritje­ve të nisura nga Ministria e Financave. Aktualisht, paga minimale është 24 mijë lekë, por nga 1 janari do të rritet me 1 mijë lekë apo dy mijë lekë. PËR QIND propozoi ministri Ahmetaj taksimin e rrogave të ulëta. Aktualisht, pagat deri në 30 mijë lekë nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat, por nëse ato taksohen 1,5%, do të paguhet 450 lekë në muaj dhe 26 mijë lekë, por ende nuk është marrë një vendim në nivelin e Kryeminist­rit", u shpreh Ahmetaj. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë më herët propozuan rritjen e pragut të pataksuesh­ëm të rrogave të ulëta nga 30 mijë në 40 mijë lekë. Propozimi u kundërshtu­a nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili dje paraqiti në Komisionin e Ekonomisë një tjetër propozim për taksimin e rrogave të ulëta. Ministri Ahmetaj propozoi që të hiqet pragu i pataksuesh­ëm dhe rrogat e ulëta të taksohen 1,5 për qind për tatimin për të ardhurat personale. "Më thatë për ndryshimin e TAP- it ( Tatimi mbi të Ardhurat Personale), por do ta diskutojmë kur të vijmë nen për nen. Besoj që janë 55 për qind e të punësuarve që janë jashtë sistemit fiskal, pra, nuk kontribuoj­në fiskalisht nëpërmjet tatimit të të ardhurave fiskale. Besoj që mund të maturojmë një propozim që ta ulim pragun, nga 300 ta çojmë 100 apo t'i fusim në sistem me 1,5 për qind taksë të gjithë. Unë e kam bërë një propozim, besoj do të diskutohet në të ardhmen që t'i fusim të gjithë kontribut në 1,5 për qind Tatim të Ardhurash Personale dhe bëjmë të gjithë gamën e të punësuarve brenda sistemit kontributi­v fiskal", u shpreh Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë. Propozimi i ministrit do të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, por, sipas këtij varianti, një pagë 30 mijë lekë, që aktualisht nuk paguan taksë, do të taksohet 450 lekë në muaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë
Ministri Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania