Panorama (Albania)

Moscovici: Për buxhetin e Italisë mund të aplikohen sanksionet

-

Ngjarja kryesore në Europë duket se është bërë tashmë buxheti i Italisë për vitin 2019, me gjithë sfidën ndaj drejtuesve të BE- së që po paraqesin udhëheqësi­t e qeverisë së re italiane. Qeveria e drejtuar nga Giuseppe Conte dhe e formuar nga bashkimi i skajeve politike të së djathtës dhe së majtës në Itali, po përpiqet të respektojë një premtim shumë të rëndësishë­m elektoral, duke shtuar ndihmën e shtetit për qytetarët italianë në nevojë dhe duke anuluar reformën e pensioneve të miratuar nga qeveritë e mëparshme italiane. Por kjo do të thotë se deficiti i Italisë do të rritet nga 0.8 për qind i GDP- së që ishte parashikua­r në llogaritje­t e mëparshme, në 2,4 për qind. Edhe pse është larg limitit tre për qind që ka vendosur BE- ja për vendet e eurozonës, sërish lëvrija ka shkaktuar shqetësime në BE. Për herë të parë në historinë e tij, Komisioni Europian mund të vendosë sanksione mbi Italinë si një mjet i fun- dit nëse nuk arrijnë një marrëveshj­e mbi buxhetin. "Brukseli dëshiron ta shmangë këtë mundësi", tha komisioner­i i ekonomisë së BE- së të martën. Muajin e kaluar Komisioni e refuzoi buxhetin e Italisë, duke thënë se ai ishte në kundërshti­m të hapur me rregullat fiskale të Bashkimit Europian dhe mund të rriste më tej grumbullim­in e madh të borxhit publik të vendit. "Nuk isha në favor të sanksionev­e. Sanksionet janë gjithmonë një dështim", tha Pierre Moscovici para një takimi të ministrave të Financave të BE- së. Por, kur u pyetën për Italinë, ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, ai shtoi: "Unë dua një dialog, por sanksionet mund të aplikohen në fund nëse nuk mund të arrijmë një marrëveshj­e". Moscovici tha se asnjë vendim nuk ishte marrë ende se si të vazhdojë, sepse Italia ende kishte një javë për të ndryshuar planet e saj buxhetore përpara një afati të 13 nëntorit.

 ??  ?? Pierre Moscovici
Pierre Moscovici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania