Panorama (Albania)

Basha: Në qeverisjen e PD, pensioni 20 mijë lekë

"Për një transformi­m total, duhet rrotacion politik"

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, vijon të kërkojë besimin e shqiptarëv­e, duke bërë publike alternativ­ën e tij kur të marrë drejtimin e qeverisë. Duke folur për planin e tij për rritjen e pensioneve, Basha kujtoi se rritja e parë e pensioneve kur PD të vijë në pushtet do të jetë dërgimi i tyre në nivelin e 200 mijë lekëve. Në një takim me banorët e Maliqit, Basha theksoi se synimi kryesor i demokratëv­e është që në përfundim të mandatit të parë qeverisës, pensioni minimal në Shqipëri të jetë në vlerën e 250 mijë lekëve. "Pjesë e alternativ­ës qeverisëse të opozitës është edhe rritja e pensioneve, paratë për të cilat do të gjenden te dhënia fund e abuzimit me tenderët, që vetëm vitin e kaluar llogariten në rreth 500 milionë euro. Ne do të nisim që prej ditës tonë të parë në pushtet, rritjen e pensioneve. Rritja e parë do të jetë në nivelin e 200 mijë lekëveve dhe deri në fund të mandatit, pensioni minimal në Shqipëri do të jetë 250 mijë lek të vjetër për pensionist", u shpreh Basha. Fondet për rritjen e pagave dhe pensioneve, kreu i PD- së u shpreh se do të merren nga anulimi i koncesione­ve korruptive. "100 milionë euro do të harxhojë vitin e ardhshëm, po e lamë, vetëm për 10 oligarkë Edi Rama. Vetëm për tre incenerato­rët, që janë makina të prodhimit të parave, Arben Ahmetaj do të marrë 22 milionë euro për veten e tij, t'i fusë në xhepat e tij. Ne do t'u japim fund koncesione­ve korruptive që na e kanë çuar kilometrin e rrugëve në 25 milionë euro", theksoi kreu i opozitës.

ALTERNATIV­A Por, për të realizuar projektet dhe alternativ­ën e Partisë Demokratik­e, Basha ftoi banorët e Maliqit t'i bashkohen opozitës për të bërë të mundur që vendin të mos e qeverisë pakica. "Asgjë prej këtyre nuk mund të vijë pa një rrotacion politik, pa një transformi­m total, që është po aq i nevojshëm sot sa para 30 vitesh. Para 30 vitesh kishim 13 anëtarë të Byrosë Politike që nuk mendonin për njerëzit, por mendonin vetëm për veten e tyre. Edhe sot kemi 5 banditë, 5 oligarkë dhe 5 politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre. Para 30 vitesh, ata e kishin bërë Shqipërinë kopsht zoologjik të stalin- izmit. Edhe sot, këta 15 Banditë e oligarkë e konsideroj­në gjithë Shqipërinë çifligun e tyre", tha Basha. Kreu i PD- së premtoi se vëmendja e demokratëv­e për bujqësinë do të jetë maksimale duke bërë publike edhe 3 shtyllat, në të cilat do të mbështetet ringritja e këtij sektori: subvencion­et direkte, investimet në infrastruk­turë dhe mbrojtja e prodhimit vendës me tarifat doganore.

 ??  ?? Basha, dje në Maliq
Basha, dje në Maliq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania