Panorama (Albania)

Skema e doganierëv­e, si i ulnin vitet e makinave

Zbulohet skema në Durrës, doganierë e agjentë dogane merrnin ryshfet nga pronarë të mjeteve që paguanin pak për zhdoganim

-

Policia e Durrësit ka zbuluar një skemë, përmes së cilës doganierë dhe agjentë dogane falsifikon­in dokumente për të ulur vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganoni­n ato me vlera shumë të ulëta monetare.

Duke zbatuar këtë skemë, ata përfitonin nga pronarët e makinave ryshfet për shërbimin që ofronin në favor të këtyre të fundit. Hetuesit kishin marrë informacio­n për këtë grup që vepronte në kundërshti­m me ligjet shqiptare dhe kishin nisur hetime duke i mbajtur në vëzhgim personat e përfshirë.

HETIMI Nga hetimet rezultoi se, nëntë persona në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kishin ngritur infrastruk­turën e nevojshme për të ushtruar aktiviteti­n e tyre të paligjshëm. Ata operonin në bashkëpuni­m duke favorizuar blerësit e makinave të vitprodhim­eve të fundit, ku edhe vlera e zhdoganime­ve është e madhe. Pikërisht për të shmangur këtë detyrim ndaj shtetit, personat bashkëpuno­nin me agjentët e doganës dhe doganierët, të cilët falsifikon­in në dokumente vitin e saktë të prodhimit, duke e ulur atë. Policia kishte disa kohë që e kishte marrë një informacio­n të tillë dhe e kishte vënë në hetim çështjen derisa arriti të dokumentoj­ë veprimtari­në e jashtëligj­shme. Pasi dokumentua­n me prova dhe fakte aktiviteti­n e paligjshëm, Policia ndërhyri dhe në kuadër të operacioni­t të koduar "Silent" u ndaluan tre shtetas. Gjithashtu, u ekzekutuan 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë, një masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër.

ARRESTIMET Sipas Policisë, janë arrestuar: Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës dhe Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë. Qe të tre kishin rolin e sekserit në lidhje me këtë skemë që funksionon­te në Doganë. Gjithashtu, janë ekzekutuar edhe vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ku janë vendosur masat e sigurisë në ngarkim të shtetasve të tjerë të përf- shirë. Bëhet fjalë për Kostandin Riston, 59 vjeç, me detyrë agjent doganor, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie"; Mirjan Driza, 44 vjeç, me detyrë agjent doganor, është vendosur masa e sigurisë "Detyrim paraqitje pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore, Neritan Bablusha, 49 vjeç, me detyrë doganier, është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik". Gjithashtu, për Endrit Pllumbin, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shër- bimi publik", për Sokol Mehmetin, 51 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier, është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik". Sipas Policisë, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh. S. "Shtetasit e mësipërm, në bashkëpuni­m me njëri - tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikua­r dokumentet kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdogan- uar. Në këtë mënyrë, vlera e zhdoganimi­t të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre", sqaron Policia. Po sipas Policisë, në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksionon­te si agjenci doganore, është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues. "Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtari­ve të caktuara profesiona­le ose afariste", thuhet në njoftimin e dhënë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania