Panorama (Albania)

Plumba në mes të Burrelit, mbetet i plagosur kamerieri

Dy të rinj u konfliktua­n në mes të qytetit, shpallen në kërkim

- BURREL/ ALBI LALA

Policia bëri të ditur se kamerieri i lokalit nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se plagosja e tij ka qenë aksidental­e. Ai po çonte kafet e porositura te disa klientë të ulur në njërën prej tavolinave, kur papritur e ka kapur plumbi që erdhi nga një distancë rreth 50 metra më tej

Sherri me armë mes dy të rinjve në qendër të qytetit të Burrelit, për pak i kushtoi jetën një kamerieri.

Ai u plagos nga një plumb që erdhi nga një distancë rreth 50 metra larg lokalit, teksa po iu shërbente klientëve me tabaka në dorë. Plumbi fatmirësis­ht nuk i ka prekur organet jetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi dje pasdite, kur një i ri mbeti i plagosur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, vetëm pak metra larg qendrës së qytetit. Protagonis­tët e ngjarjes, O. Demiri dhe E. Likseni, përkatësis­ht 20 dhe 22 vjeç, kanë debatuar mes tyre pas një sherri të momentit. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes raportuan se ka qenë shtetasi O. Demiri ai që kishte nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe kishte qëlluar në drejtim të Liksenit. Ky i fundit fatmirësis­ht i ka shpëtuar plumbit, por që më pas është qëlluar kamerieri i lokalit afër vendit të ngjarjes, 20- vjeçari M. Mingla. Dy të rinjtë që u përfshinë në konflikt janë larguar shumë shpejt nga vendi i ngjarjes, ndërkohë klientët e lokalit e kanë dërguar të plagosurin në spitalin “Xhavit Mara”.

“Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur ‘ Kryqëzimi i Koliqit’, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasve O. Demiri dhe E. Likseni, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O. Demiri ka qëlluar me armë, ku për pasojë është plagosur aksidental­isht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën M. Mingla, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin”, bëri të ditur Policia. Menjëherë pas ngjarjes, efektivë të shumtë të Policisë së Burrelit kanë nisur kontrollet në banesat e familjeve Demiri e Likseni si dhe të të afërmve të tyre. Mësohet se Policia ka shpallur në kërkim të dy këta shtetas. Në vendngjarj­e është gjetur një gëzhojë arme. Policia bëri të ditur se kamerieri i lokalit nuk ka lidhje me këtë ngjarje dhe se plagosja e tij ka qenë aksidental­e. Ai po çonte kafet e porositura te disa klientë të ulur në njërën prej tavolinave, kur papritur e ka kapur plumbi që erdhi nga një distancë rreth 50 metra më tej.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania