Panorama (Albania)

Emigrantit në Angli i bllokohen 20 mijë paund në port, arrestohet

-

DURRES- Bllokohet në portin e Durrësit një sasi parash, ndërsa Policia vuri në pranga me akuzën e “Mosdeklari­m të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” poseduesin e tyre me iniciale D. B.. Sasia prej 20300 paund i është bllokuar nga Policia Kufitare një shtetasi nga Mati, pasi nuk i ka deklaruar ato kur ka hyrë në pikën kufitare. Kontrolli i imtësishëm i mjetit erdhi pas bashkëpuni­mit me Policinë italiane në Bari, pasi dyshohej se brenda saj ishin fshehur vlera monetare. Autoritete­t shqiptare ishin infor- muar nga ato italiane se 40vjeçari nga Mati dyshohej se po kalonte në mënyrë të kundërligj­shme një sasi të konsiderue­shme në paund. Për këtë qëllim është mbajtur nën vëzhgim matjani për të mësuar se ku do të përfundoni­n këto para. Në momentin e zbulimit, ai është përpjekur të justifikoh­et me faktin se ato janë paratë e disa të afërmve të tij që jetojnë së bashku me të në Angli dhe ua kanë dërguar familjarëv­e të tyre që të ushqehen. Sa i përket faktit që nuk i kishte deklaruar në kufi, ai ka thënë se nuk ishte në dijeni të kësaj procedure. “Më datën 21.10.2018 është përzgjedhu­r për kontroll të imtësishëm shtetasi B. D., 40 vjeç, lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londër Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës. Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B. D. iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanikë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit. Policia ngre dyshime se 40- vjeçari ka tentuar të pastrojë paratë e ndonjë organizate kriminale, ndaj edhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke kërkuar edhe nga partnerët e huaj informacio­ne rreth aktiviteti­t të matjanit dhe të afërmve të tij në Angli. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20,300 paund britanikë, ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklari­m të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. Kjo nuk është hera e parë që bllokohen sasi parash në doganë, ndërsa poseduesit janë justifikua­r se nuk ishin në dijeni se duhej t’i kishin deklaruar. l. m

 ??  ?? Paratë e sekuestrua­ra
Paratë e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania