Panorama (Albania)

“Delegacion­i” i Minarollit, filmi më i mirë në Festivalin e Varshavës

“Jam i kënaqur që luaj në projektin e fundit të mikut tim të fëmijërisë, që jemi rritur në një shkallë”

- ALMA MILE

Ai është shoku Spiro, një zyrtar me peshë në Ministrinë e Brendshme, të cilit i është dhënë një mision i veçantë nga Byroja, të shoqërojë në Tiranë një të burgosur.

Ndriçim Xhepës, që gjithnjë i janë besuar role jokonformi­ste, iu desh që kësaj here të vishte kostumin e një burokrati të viteve të diktaturës. Sapo është kthyer nga Varshava, ku filmi ku ai interpreto­n, “Delegacion­i”, u shpall filmi më i mirë i festivalit. Vetëm pak orë pas shpalljes së çmimit, aktori Ndriçim Xhepa ndan përshtypje­t nga festivali, por edhe xhirimet e filmit, nisur vite më parë nga regjisori dhe miku i tij, Artan Minarolli dhe përfunduar nga regjisori Bujar Alimani. Një amanet i çuar deri në fund...

Sapo jeni kthyer nga Varshava me filmin “Delegacion” dhe morët lajmin e mirë se konkurrent­i shqiptar është shpallur si filmi më i mirë në këtë aktivitet... Sa i rëndësishë­m është ky festival, për të kuptuar edhe rëndësinë e çmimit...?

Do ta quaja një moment i rëndësishë­m për kinematogr­afinë shqiptare. Festivali i Varshavës është një festival i kategorisë A, i kthyer në traditë tashmë. Ky ishte edicioni i 34- t dhe në garë numërohesh­in 15 prodhime kinematogr­afike nga 15 shtete të ndryshme, të përzgjedhu­ra, sigurisht nga një numër shumë herë më i madh filmash. Në këtë garë ishte filmi polak, ai belgoholla­ndez, shqiptar, turk, meksikan, kinez, koreano jugor, bullgar, bashkëprod­himi rumuno- francez, francez, filipinas, argjentino- italian, rus, kolumbiano- argjentina­s dhe në fund filmi izraelit. Pra, siç mund ta shihni, bëhet falë për një gjeografi shumë të gjerë dhe një mori tematikash, mbështetur kryesisht në problemati­kat bashkëkoho­re të vendeve përkatëse.

Nga vetë çmimi kuptohet vlerësimi nga ana e jurisë, por cila ishte pritja e publikut, pasi jo gjithnjë ndodh që mendimi i këtyre të dyjave të puqen?

Më ka impresionu­ar numri i madh i anëtarëve të jurisë. Ishin plot 17, nga vende të ndryshme të botës, që tregon edhe seriozitet­in në përzgjedhj­en e çmimeve.

I gjithë grupi ynë qëndroi në Varshavë përgjatë tri ditëve që u shfaq filmi. Interesi ishte i madh dhe nga dita në ditë shihnim se si salla mbushej plot. Interesi u tregua edhe gjatë bashkëbise­dimit me gazetarë dhe publikun. Pyetjet ishin të shumta, sidomos për regjisorin dhe një nga pyetjet që bëhej më shpesh ishte në lidhje me diktaturën komuniste në Shqipëri dhe nëse brezi i ri ishte i interesuar të dinte më shumë për këtë periudhë. Sigurisht, që na u desh t’u shpjegonim se komunizmi shqiptar ka qenë specifik dhe ndër më të egrit në Europën Lindore. Krahasuar edhe me atë të kaluar në Poloni, ka qenë edhe më i ashpër e agresiv..

A përbënte kuriozitet fakti që projekti ishte nisur nga një tjetër regjisor, që është ndarë nga jeta, Artan Minarolli dhe u përfundua nga një tjetër, Bujar Alimani?

Pa dyshim që na u desh ta tregonim këtë pjesë të historikut të filmit, se si skenari ishte shkruar nga regjisori Artan Minarolli, i cili fatkeqësis­ht u nda nga jeta pak javë pasi projekti kishte fituar dhe se ishte producentj­a e këtij filmi, Mira Turkeshi Gramo dhe bashkëshor­tja e regjisorit, Etleva Minarolli, që ngulën këmbë dhe dëshironin që ky projekt, që Artan Minarolli e la në letër, të materializ­ohej. Dhe u gjet gjuha e përbashkët që ai të realizohej nga regjisori Bujar Alimani, i cili, siç e ka shpre- hur edhe vetë, me shumë dëshirë dhe seriozitet e çoi deri në fund si një amanet. Ashtu siç ndihem mirë që producentj­a dhe bashkëshor­tja e Minarollit nuk hoqën dorë nga ky projekt, për shkak të asaj lidhjeje shpirtëror­e që ato kanë me të, po aq sa më vjen mirë që Qendra Kombëtare Kinematogr­afike pranoi që projekti i Minarollit të ndiqej e vazhdohej nga Alimani, i cili e çoi deri në fund, duke sjellë edhe këtë rezultat, duke u shpallur edhe filmi më i mirë në një festival me vazhdimësi 34- vjeçare, si ai i Varshavës. Si ishte puna me Alimanin? Ishte hera e parë që punoja me Bujar Alimanin dhe mund të them se krijuam një raport regjisor- aktor shumë të respektues­hëm, mirëkuptue­s e bashkëpunu­es. Edhe për të

Duke qenë në brendësi të këtij projekti që në kohën kur ai u shkrua e më pas gjatë zhvillimit dhe xhirimeve të tij, mund të them se Alimani ka ndjekur në mënyrë skrupuloze atë strukturë dhe simbolikë që Minarolli kishte zgjedhur për këtë film. Ai ndoqi një linjë sinqeritet­i në rrëfimin e ngjarjeve. Dhe ishte ky fill realist i sinqertë që lidhte filmin episod pas episodi, deri në finalizim, që tërhoqi vëmendjen e jurisë dhe u vu në dukje prej tyre

ishte hera e parë që punonte me tre aktorë me një karrierë të gjatë. Ne, treshja e aktorëve kryesorë, Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri dhe unë, së bashku me regjisorin bisedonim me orë të tëra, çdo mbrëmje, para xhirimeve, episod pas episodi. Dhe, duke qenë në brendësi të këtij projekti që në kohën kur ai u shkrua e më pas gjatë zhvillimit dhe xhirimeve të tij, mund të them se Alimani ka ndjekur në mënyrë skrupuloze atë strukturë dhe simbolikë që Minarolli kishte zgjedhur për këtë film. Ai ndoqi një linjë sinqeritet­i në rrëfimin e ngjarjeve. Dhe ishte ky fill realist i sinqertë që lidhte filmin episod pas episodi, deri në finalizim, që tërho-

qi vëmendjen e jurisë dhe u vu në dukje prej tyre.

“Delegacion­i” tregon një histori diktature, cili aspekt është përzgjedhu­r nga ajo periudhë e gjatë dhe e dhimbshme për shqiptarët?

Është një histori që tregon absurditet­in dhe mizorinë e asaj kohe. Një përfaqësue­s i Parlamenti­t Europian, i cili vjen në Shqipëri për të nisur tratativat e para të hapjes së Shqipërisë në vitet ’ 90, shpreh dëshirën për të takuar një ish- shokun e vet student, me të cilin kishin kryer studimet në Pragë. Por siç ndodhte rëndom asokohe, ky njeri i shkolluar ( interpretu­ar nga Viktor Zhusti) ishte burgosur nga regjimi e tashmë duhej të sillej me urgjencë në Tiranë, që të takonte diplomatin e huaj. Për ta shoqëruar me një ARO drejt Tiranës ishte caktuar një drejtor i Ministrisë së Brendshme, shoku Spiro ( Ndriçim Xhepa) dhe një polic halldup, i palatuar, me histori dhune ( Xhevdet Feri). E gjithë drama zhvillohet gjatë kësaj hapësire kohore, mes këtyre tre personazhe­ve. Fati i Leos është tragjik, ai vritet nga polici dhe nuk mbërrin kurrë në Tiranë të takojë ishshokun e tij student. Dhe pushtetit diktatoria­l i duhet të gënjejë sërish, duke shpikur një arsye për mungesën e tij dhe ashtu si e ndërtoi atë farsë; ashtu si mobiloi dhe lustroi shtëpinë që priste atë në kthim, ashtu e zhveshën dhe mobiliet i ngarkuan në një kamion, për t’i rikthyer në magazinë.

Nëse me Ferin keni luajtur edhe herë tjetër, me Zhustin ishte hera e parë. Si ishte ky bashkëpuni­m dhe si e patë këtë rikthim të tij në film?

Ishte hera e parë që punoja me Viktor Zhustin. Në morinë e roleve që ka realizuar ai, do të veçoja një të rinisë së tij, atë të Jahos, në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Mendoj se roli i Leos është një tjetër pikë kulmore ndër figurat e realizuara nga Zhusti. Ndërsa miku dhe kolegu im, Xhevdet feri ka një rol tërësisht të ndryshëm nga të gjithë ata që numëron në krijimtari­në e tij. Ai luan rolin e një polici burgjesh që i ka lyer duart me gjak. Ai arrin ta vrasë leon, pikësrisht atëherë kur ai i kujton këto histori dhune, por i përmend edhe të bijën, e cila ëhstë larguar nga Shqipëria, nga ai vend dhe sistem, që ai përpiqet ta mbrojë në mënyrë absurde. Personalis­ht, si e përjetuat këtë rol? Ky çmim është një përmbushje e veçantë për mua. Jam i kënaqur të luaj një rol të tillë në skenarin e fundit të mikut tim të fëmijërisë, Artan Minarolli. Jemi rritur në një shkallë bashkë, kemi bërë shkollën, Akademinë e Arteve dhe është një kënaqësi e veçantë të kem një takim shpirtëror me të, në këtë vepër të tij të fundit. Aq më tepër që u shpall dhe një film fitues, që tani e ka rrugën e hapur drejt festivalev­e të tjera.

Në një film, pjesën e luanit e kanë gjithnjë aktorët kryesorë, por ka edhe karaktere të tjera që i japin jetë një drame, çfarë do të veçonit?

Po, do të veçoja dhe një mori karakteres­h dytësore, që i jepnin ngjyra filmit dhe hynin e dilnin në atë udhëtimin tonë drejt Tiranës. Do të përmendja Rovena Lulen në rolin e një kryetareje kooperativ­e, e cila kishte hyrë mirë në lëkurën e një krijese të asaj kohe, të një personazhi skematik, krejt ndryshe nga ç’është ajo vet si artiste. Po ashtu, na shoqëron gjatë gjithë kohës së udhëtimit shoferi, që interpreto­het nga Kasem Hoxha. Po ashtu, Bislim Muça me të birin që shfaqen gjatë rrugës për të rregulluar makinën. I sjellin freski gjithë atij dramacitet­i dy mësueset e fshatit të interpretu­ara nga Mirela Naska e aktorja kosovare, Fatlume Bunjaku.

I padukshëm, por shumë i rëndësishë­m, do doja të përmendja drejtorin e fotografis­ë Ilias Adamis, për komunikimi­n, qepjen e punës me regjisorin dhe finesën dhe elegancën që ka treguar në gjithë realizimin e filmit.

 ?? Foto nga filmi ??
Foto nga filmi
 ??  ?? Nga filmi “Delegacion­i”, i shpallur filmi më i mirë në Festivalin e Varshavës
Nga filmi “Delegacion­i”, i shpallur filmi më i mirë në Festivalin e Varshavës
 ??  ?? Aktori Ndriçim Xhepa
Aktori Ndriçim Xhepa
 ??  ?? Posteri i filmit
Posteri i filmit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Regjisori Bujar Alimani me disa nga aktorët e filmit, në Festival
Regjisori Bujar Alimani me disa nga aktorët e filmit, në Festival

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania