Panorama (Albania)

Bojkoti gjatë çadrës, Topalli dhe Bode fitojnë rrogat

Vendimet kontradikt­ore të gjykatave, Patozi, Islami, Dogjani dhe Cara humbin betejën për të marrë rrogat

-

Njëmbëdhje­të deputetë të Partisë Demokratik­e që morën pjesë në dy bojkotet e opozitës në legjislatu­rën e shkuar kanë rifituar pagat e tyre.

Gazeta "Panorama" zbardh vendimet e 20 gjyqeve të zhvilluar nga deputetët dhe ish- deputetët e opozitës për periudhën e bojkotit, ku bie në sy se 11 deputetë kanë rifituar pagat e bojkotit të vitit 2014 dhe të 2017, ku u ngrit edhe çadra e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Dy opozitarë të tjerë kanë fituar pjesërisht pagat e hequra, ndërsa 8 të tjerë nuk kanë mundur të bindin gjykatën.

FITUESIT Ndër ish- deputetët që kanë fituar pagat, të cilëve ish- kryetari i Kuvendit Ilir Meta ua mohoi ato, janë: Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Ristani si edhe deputetët Flamur Noka, Aldo Bumçi etj.. Ajo që bie në sy është padia e bërë nga Jozefina Topalli, e cila në vitin 2009 bëri të njëjtin vendim si Meta, duke u hequr pagat e ish- deputetëve të PS- së për periudhën që ata bojkotuan punimet e Kuvendit. Shuma e fituar në gjykatë përfshin pagat e deputetit për periudhën 01.07.2014 deri në datën 01.01.2015 dhe për peri- udhën nga data 01.02.2017 deri në datën 01.06.2017. Në vendimet e gjykatës kishte edhe dy fitues të pjesshëm. Deputetja Jorida Tabaku dhe ish- deputetja Mimoza Hajdarmata­j nuk kanë arritur të bindin gjykatën për të fituar kompensimi­n e plotë të pagës. Tabaku ka fituar pagat për muajt janar, shkurt dhe prill të vitit 2017, ndërsa Hajdarmata­j ka fituar pagat e muajve shkurt dhe prill të vitit 2017.

HUMBËSIT Gjykata Administra­tive e Tiranës ka vendosur që për 8 raste të mos u japë të drejtë opozitarëv­e. E veçantë është që të gjithë humbësit nuk kanë më mandatin e deputetit. Ndër emrat kryesorë janë Astrit Patozi, Igli Cara, Bedri Hoxha, Arbiloa Halimi, Kastriot Islami, Asllan Dogjani. Dy prej humbësve e kanë vuajtur mungesën e pagës në dy legjislatu­rat e shkuara. Konkretish­t, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani, gjatë legjislatu­rës 2009- 2013 kanë qenë deputetë të Partisë Socialiste dhe më pas kaluan në krahun e djathtë, duke marrë edhe mandatin e deputetit nga Partia Demokratik­e përgjatë legjislatu­rës 2013- 2017. Si Islami ashtu edhe Dogjani kanë qenë pjesëtarë të bojkotit të ishopozitë­s socialiste në vitin 2009, ku ish- Kryetarja e Kuvendit në atë kohë, Jozefina Topalli, u hoqi të drejtën e pagës me argumentin e bojkotit.

BOJKOTET Paditë e bëra nga ish- deputetët dhe deputetët e Partisë Demokratik­e janë bërë për dy bojkotet e zhvilluara nga opozita në legjislatu­rën e shkuar. Bojkoti i parë i opozitës u bë në vitin 2014, pas konfliktit fizik ndërmjet ish- deputetit Arben Ndoka dhe deputetit të PD- së, Gent Strazimiri, që çoi deri në miratimin e ligjit të dekriminal­izimit. Periudha e dytë e bojkotit përkon me atë që u pagëzua si "Çadra e opozitës", ku për rreth 4 muaj opozita bojkotoi punimet e Kuvendit, duke vendosur kushte për pjesëmarrj­en e saj në zgjedhje. Ky bojkot përfundoi me arritjen e marrëveshj­es Rama- Basha në 17 maj 2017.

 ??  ?? Çadra e opozitës gjatë bojkotit të vitit 2017
Çadra e opozitës gjatë bojkotit të vitit 2017
 ??  ?? Astrit Patozi
Astrit Patozi
 ??  ?? Jozefina Topalli
Jozefina Topalli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania