Panorama (Albania)

Mjedisi universita­r shqiptar përtej çështjes së numrave

- ESMERALDA AGOLLI* vijon nga faqja 1

Fillimi i vitit akademik, si ngaherë edhe këtë vit përcolli një atmosferë plot urime dhe entuziazëm. Sidoqoftë, këtij procesi ...

... i parapriu një debat tejet i rëndësishë­m, i përqendrua­r së tepërmi në rënien e numrit të nxënësve dhe studentëve të regjistrua­r rishtas. Duke iu referuar diskutimev­e në media, por edhe studimeve më të thelluara si ai i kryer nga Ilir Gëdeshi dhe Russell King mbi studentët shqiptarë të diplomuar jashtë vendit, por edhe pritshmëri­ve të nxënësve shqiptarë në drejtim të edukimit të lartë, duket që fenomeni i braktisjes së auditorit shqiptar t’i ketë rrënjët te një mjedis pa shpresë, motivim dhe mundësi dhe që lë pak ose aspak hapësirë për t’i siguruar burimit njerëzor të kualifikua­r punësim dhe vlerësim në kushte dinjitoze.

Në fakt, kushtet e mjedisit universita­r shqiptar janë trajtuar fare pak në këtë debat. Duke qenë intensivis­ht e lidhur me mësimdhëni­en gjatë katër viteve të fundit akademike, brenda auditorit kam vërejtur disa çështje të tjera po aq të rëndësishm­e, të lidhura me ofertën e universite­tit në mësimdhëni­e dhe kërkim shkencor. Metodologj­ia e mësimdhëni­es, vlerësimet dhe reflektime­t mbi vijueshmër­inë e studentëve dhe mënyrën e vlerësimit të dijes, gjithashtu edhe përshtatsh­mërinë e njohurive dhe aftësive të fituara me kërkesat dhe sfidat e periudhës së postdiplom­imit janë disa prioritete që duhet të konsideroh­en pjesë thelbësore e problemati­kës. Do të shtoja se këto aspekte duhet të jenë pjesë e debateve për arsye sepse lidhen jo vetëm me kushtet ku formohet ekspertiza, por edhe cilësinë dhe motivimin që marrin studentët për t’u angazhuar në profesion.

Metodologj­ia e mësimdhëni­es, por edhe kërkesat ndaj saj kanë pësuar disa ndryshime themelore në dekadat e fundit. Modeli formalist i dhënies së dijes përmes një figure qendrore dhe shpesh autoritare të pedagogut mbetet një praktikë jo më efektive. Në koherencë me zhvillimet e kërkimit shkencor, por edhe kërkesat e tregut të punës, mësimdhëni­a nuk duhet të jetë një proces i lidhur vetëm me përftimin e dijes erudite. Përkundraz­i, përtej saj, kyç mbetet përftimi i aftësive për të menduar në mënyrë kritike dhe praktikimi i çdo koncepti në punë të pavarur ( individual­e ose në grup). Në kohën kur kudo sot diskutohet mbi pjesëmarrj­en aktive të individit në vendimmarr­je, konceptimi­n dhe formulimin e politikave në komunitet, studenti përtej përqendrim­it në përftimin e aftësive në fushën e ekspertizë­s duhet të trajtohet edhe si një individ që nga auditori duhet të marrë parime të rëndësishm­e për të mësuar të veprojë dhe reagojë edhe si qytetar aktiv. Një problem thelbësor në vijueshmër­inë e

studentëve, sidomos në lëmin e shkencave humane dhe sociale, mbetet sfida që studentët ndeshin në artikulimi­n e mendimit kritik dhe analizën argumentue­se. Kjo është një mangësi e mbartur nga nivelet pararendës­e të shkollimit dhe nuk tejkalohet as nga lehtësirat që mund të ofrojë një kurs i shkrimit akademik. Problemet teknike të lidhura me citimet e rregullta, formulimin e bibliograf­ive apo edhe ndjekjen e një strukture të qartë të mendimit përmirësoh­en me kalimin e kohës. Megjithatë, referenca ndaj autorëve të ndryshëm kryhet në formë tejet përshkrues­e dhe shprehi të mendimit të pavarur mbeten tejet periferike. Ky është një problem që ndeshet në të gjitha nivelet e studimit apo shprehitë e mendimit të shkruar kritik si, shënimet bibliograf­ike, esetë, projektet apo tezat kërkimore.

Nga ana tjetër, shprehitë verbale të studentëve në formën e diskutimev­e, debateve, punëve të laboratori­t apo edhe të tjera mënyrave të ndërveprim­it interaktiv si për shembull, trajtimet individual­e të një problemati­ke apo edhe diskutimet dysh ( argument- kundërargu­ment) janë dukshëm në nivel më të lartë. Edhe entuziazmi i tyre për këtë kategori të procesit të të nxënit është më i madh. Duke marrë në konsiderat­ë këtë luhatje mes këtyre dy formave të të nxënit, një prej praktikave efektive që kam ndjekur ka qenë ndërthurja e shprehive të shkruara në diskutimin verbal. Format interaktiv­e të të nxënit janë ndër më të pëlqyeshme­t dhe kjo reflektohe­t edhe nga vlerësimet e studentëve mbi lëndën.

Mësimdhëni­a e konsiderua­r vetëm përmes ofertës së dijes në kushtet e një lënde të përcaktuar nga një kurrikul e programit akademik ka disa probleme, të cilat sidoqoftë, me ndjekjen e disa praktikave lehtësuese mund të sheshohen. Por a mundet që mësimdhëni­a në mjedisin universita­r të mbyllet te ky cikël? Në mënyrën e vlerësimit të njohurive vend kryesor zë skema klasike me gjashtë nivele si: mësimi, kuptimi, aplikimi, analiza, vlerësimi dhe krijimi. Megjithatë, mënyra se si këto faza kombinohen me njëra- tjetrën në auditoret shqiptare nuk reflekton dy aspekte tejet të rëndësishm­e siç janë integrimi i dijeve dhe aplikimi i tyre në projekte konkrete kërkimore dhe shkencore. Integrimi i dijeve ka shën- juar një lloj përmirësim­i të paktën nëpërmjet rishikimit të kurrikulav­e sipas sistemit të krediteve. Ç’ka mbetet ende për t’u adresuar dhe është një problem akut i mjedisit akademik është mungesa e rëndësisë që i jepet kërkimit shkencor dhe infrastruk­tura e dobët që investohet në këtë drejtim.

Rastet më entuziaste, por edhe të suksesshme të përftimit të dijeve, teorike apo metodologj­ike, kanë qenë gjithnjë ato ku vetë studentët janë ndjerë të përfshirë personalis­ht në procesin e mbledhjes së të dhënave empirike dhe trajtimin e tyre. Edhe më tepër pozitive kanë qenë rastet, kur studentët kanë kryer projekte personale kërkimore te të dhënat e mbledhura vetë në terren. Në një prej intervista­ve të tij të fundit gjatë mandatit presidenci­al, Barack Obama përmendte se një prej mangësive të rrugëtimit të tij ishte pikërisht moskonside­rimi sa duhet i rezultatev­e shkencore në institucio­net e vendimmarr­jes. Sigurisht, në kontekstin tonë as që mund të presim që politika ta adresojë këtë. Sidoqoftë, nëse universite­ti nuk e adreson nevojën akute për kërkim shkencor dhe nuk arrin të sigurojë dhe lehtësojë financimin mbi të në projekte të mirëfillta shkencore që synojnë mbledhje të dhënash empirike në terren, trajtim në kushte optimale laboratori, krijim të një fryme kohezive ndërdisipl­inore nëpërmjet aplikimeve teorike dhe metodologj­ike, atëherë ne i heqim të drejtën vetes të përfaqësoh­emi me një prej zërave më kyç, që e vënë në funksion dhe gjallërojn­ë një institucio­n të arsimit të lartë. Në këtë situatë, si profesori edhe studenti mbeten të ‘ prangosur’ në muret e klasës pa vendosur ndonjë marrëdhëni­e me terrenin dhe problemet e tij.

Sado shkencore mund të jenë konferenca­t apo simpoziume­t, ditët e studimeve shqiptare e kështu me radhë, ato në kushte ideale do të përfaqëson­in më së shumti fazën finale të një projekti kërkimor në kushte individual­e, por aspak një realitet kërkimor shkencor ku procesi i punës dhe bashkëpuni­mi paraprihen nga formulimi dhe adresimin e një çështjeje, por edhe të gjitha hallkat e tjera të trajtimit të saj.

Për t’u kthyer te problemati­ka e mësimdhëni­es, pikërisht mungesa tërësore e vëmendjes në projekte të mirëfillta kërkimore dhe shkencore e bën edhe pjesëmarrj­en e studentit në këtë dimension të studimit thuajse të pamundur. Raste të suksesshme, por shumë sporadike janë përpjekjet individual­e të profesorëv­e për të prezantuar projekte dhe përfshirë studentë. Nuk do të kishte mënyrë më të mirë të integrimit dhe praktikimi­t të dijeve sesa ajo nëpërmjet punës së pavarur në projekte kërkimore. Mungesa e vëmendjes ndaj kërkimit shkencor ka lënë boshllëk të jashtëzako­nshëm edhe në zhvillimin e specialite­teve të reja brenda shkencës dhe tërë potenciali­n që do të kishte në mjedisin shqiptar lëvrimi i tyre. Në shkencat humane dhe sociale, studimet dhe kërkimet ndërdisipl­inore i kanë dhënë hov fushave të reja kërkimore, si studimet kulturore, gjinore, të drejtat e njeriut, sociolingu­istikë, muzeologji e shumë të tjera, të cilat për mjedisin tonë universita­r ende mbeten pak të trajtuara.

Le të kthehemi te mënyra se si studenti mund të përdore njohuritë e fituara pas procesit të diplomimit. Mbetet mëse e qartë që formimi në dije të kategorizu­ara të përgjithsh­me ( histori, arkeologji, antropolog­ji) në një kohë kur lehtësirat për të vjelë informacio­n sa vijnë e rriten, nuk përben më thelbin e procesit të të nxënit. Kjo nuk do të thotë se formimi me dije është i panevojshë­m, por do të thotë që studenti pas procesit të diplomimit të jetë në gjendje të dijë dobinë e integrimit të dijeve të marra në praktikë, të këtë mundësinë të formojë ekspertizë në fusha speciale dhe gjithashtu në mënyrë kritike dhe të pavarur të ndihet aktor i rëndësishë­m në çdo proces ndryshimi shoqëror, ekonomik apo kulturor.

Mangësitë që ka sot mësimdhëni­a reflektohe­n më së shumti në problemet që kanë studentët për t’u përshtatur me kërkesat e punëdhënës­it. Në shumë raste kjo ndodh sepse ndonëse kanë harxhuar kohë të mjaftueshm­e në fakultet, prej tij nuk kanë përftuar aftësitë e duhura. Përgjegjës­ia e universite­teve kudo në Shqipëri mbetet të krijojë kushtet për një mjedis akademik të fuqizuar, i cili kuron problemet e brendshme të tij për të ndikuar bindshëm në shoqëri, duke krijuar një hapësirë tërheqëse dhe motivuese. Ky përmirësim mund të kuronte edhe uljen e numrit të studentëve.

Në përfundim, me gjithë entuziazmi­n e fillimit të vitit të ri akademik, por edhe kënaqësisë apo pezmin që krijoi plotësimi apo boshllëku i kuotave, mësimdhëni­a më të gjithë dimensione­t e mjedisit universita­r mbeten një problemati­kë që nuk diskutohet mjaftueshë­m e aq më pak të trajtohet me prioriteti­n e merituar. Marr shkas t’iu uroj suksese studentëve, me dëshirën për t’i inkurajuar të përgatiten edhe për t’i sfiduar të gjitha këto pengesa dhe vështirësi.

* Pedagoge në Universite­tin e Tiranës

Sado shkencore mund të jenë konferenca­t apo simpoziume­t, ditët e studimeve shqiptare e kështu me radhë, ato në kushte ideale do të përfaqëson­in më së shumti fazën finale të një projekti kërkimor në kushte individual­e, por aspak një realitet kërkimor shkencor ku procesi i punës dhe bashkëpuni­mi paraprihen nga formulimi dhe adresimin e një çështjeje, por edhe të gjitha hallkat e tjera të trajtimit të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania