Panorama (Albania)

Korrupsion në burgje dhe tjetërsim pronash, pranga ish- deputetëve të PS, Çuko e Ndoka

Policia: Pjesë e grupit kriminal që u godit në mars në Shëngjin

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën "arrest në burg".

Ndoka dyshohet për veprat penale "Falsifikim­i i dokumentev­e", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose i formularëv­e", "Shpërdorim­i i tokës", në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash. Sipas Policisë, hetimi disamujor ka mbledhur prova edhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikim­it të dokumentev­e e vulave etj.. Në mars të vitit 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin akuzohen se kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë. "Me gjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër ndryshuan masat për një numër të konsiderue­shëm shtetasish, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të rishpallur në kërkim. Gjithashtu, disa ditë më parë Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish- zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimi­n e tokave në këtë qark", tha dje Policia.

ARRESTIMI

Ish- deputeti socialist Arben Ndoka akuzohet për falsifikim të dokumentev­e, vulave, stampave ose formularëv­e, shpërdorim­i i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në Qarkun e Lezhës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimi­n e pronave te "Rana e Hedhun" dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre. Ndërkohë që dy ditë më parë, në kuadër të operacioni­t "Hipoteka" sërish për tjetërsim pronash u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë në Lezhë. Burimet thanë se gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Arben Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokuroris­ë. Ish- deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh për këtë çështje. Dosja e tjetërsimi­t të pronave kishte nisur të hetohej nga prokurori Anton Martini, por pas trans- ferimit të tij kaloi te Besim Hajdarmata­j. Ndërkohë që me transferim­in e këtij të fundit në Pogradec, hetimet po i drejton prokurori Vladimir Mara, në Prokurorin­ë e Kri- meve të Rënda. Në shtator të vitit 2015, Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminal­izimit, sepse kishte një dënim në Itali. Bashkë me ish- depu- tetin socialist, forcat speciale RENEA shoqëruan edhe disa të afërm e miq të tij, për të cilët nuk është marrë ndonjë vendim nëse do të ndalohen apo jo. Burimet thanë se ata janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë në tjetërsimi­n e pronave.

 ??  ?? Arben Çuko
Arben Çuko
 ??  ?? Arben Ndoka
Arben Ndoka
 ??  ??
 ??  ?? Arben Ndoka
Arben Ndoka
 ??  ?? Arben Ndoka gjatë shoqërimit në Polici
Arben Ndoka gjatë shoqërimit në Polici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania