Panorama (Albania)

Armë, tritol e drogë në banesë, arrestohet 51- vjeçari në Vlorë

-

VLORE- Policia e Vlorës organizoi dje një aksion blic të koduar "Maskimi", në një banesë në Vlorë dhe pasi zbuloi armë, tritol, granata e drogë të fshehura në të, arrestoi një 51vjeçar. Aksioni i Policisë u krye në bashkëpuni­m me Delta Forcë dhe FNSH- në paraditen e djeshme në lagjen "15 Tetori" të qytetit të Vlorës, zonë shumë pranë spitalit rajonal. Forcat e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit Gjergji Petani, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative se në banesë kishte lëndë narkotike dhe armë. Pas një kontrolli të kryer në magazinën e katit të parë të banesës, Policia bëri të ditur se ka arritur të sekuestroj­ë një pistoletë të llojit "Zastava", katër kallëpe tritol, granatë ofensive si dhe cannabis sattiva. Pas kontrollit, Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës 51- vjeçarin Petani. Burime nga Policia e Vlorës kanë saktësuar se në momentin e aksionit gjatë ditës së djeshme është shoqëruar edhe një tjetër person, i cili më pas është lënë i lirë, pasi nuk u gjetën elementë dyshues që kishte lidhje me sendet e bllokuara. Mësohet se aksioni është përqendrua­r në banesën e Petanit, por kontrolle ka pasur edhe në banesa të tjera të dyshuara në zonën përreth, ku nuk janë gjendur lëndë narkotike apo armë.

"Në kuadër të operacioni­t u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen ' 15 Tetori', Vlorë, konkretish­t në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Një pistoletë e llojit ' Zastava' me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë, 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezëse detonatore për tritol, një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, ( të montuara bashkë në formën e eksplozivi­t), si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Shtetasi i arrestuar Gjergji Petani, akuzohet për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e', dhe ' Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit', parashikua­r nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal", bëri të ditur Policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania