Panorama (Albania)

PD: Mashtrim, fluturimi është i "Turkish Airlines"

Kreu i Autoriteti­t Civil: "Air Albania" e ngjashme me "Sun Express"

-

"Air Albania" nisi dje fluturimin e parë drejt Stambollit në orën 8: 50 nga aeroporti i Rinasit. Pasagjerët e parë të linjës shqiptare ishin studentët e ekselencës. I pranishëm në këtë ceremoni, Kryeminist­ri Rama tha se studentët e ekselencës do të jenë këmba e mbarë për kompaninë e fluturimit. "Më vjen shumë mirë që këtë fluturim të parë të muajit të testit të ' Air Albania' e bëjnë studentët dhe maturantët e ekselencës. Është një fluturim simbolik, ndërkohë që gjatë gjithë muajit do të jenë disa të tillë", u shpreh Kryeminist­ri. Por PD nuk mendon se është nisur "Air Albania" por një fluturim shtesë i "Turkish Airlines". Demokratët akuzuan Kryeminist­rin Rama se po "mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët dhe jep shfaqje me një kompani që nuk është e licencuar për fluturim me kodin shqiptar". Deputeti demokrat Endri Hasa, përmes një postimi në "Facebook" shkruan: "Sot nga Rinasi në orën 8: 30 nuk u nis asnjë avion i ' Air Albania', siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të Kryeminist­rit në hall u përdor kompania ' Turkish Airlines' TK6888. Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i ' Turkish Airlines', sepse ' Air Albania' nuk ekziston per- veçse në reklamën luksoze të Edi Ramës". Por drejtori Ekzekutiv i Autoriteti­t të Aviacionit Civil, Krislen Keri, sqaroi dje po në "Facebook" mënyrën se si do të funksionoj­ë kompania e parë ajrore shqiptare. "Atëherë, disa detaje që kam kënaqësi të flas, një shpjegim teknik për ko- mpaninë e re kombëtare shqiptare. ' Air Albania' do të jetë kompania e Shqiptarëv­e për shqiptarët dhe këto janë arsyet pse. Së pari, 49% e ' Air Albania' zotërohet nga gjigandi ' Turkish Airline', një nga kompanitë më të mira në botë me mbi 300 avionë dhe mbi 300 destinacio­ne, në 120 vende të botës. E thënë thjesht, ' Air Albania' do të përfitojë nga kompania mirëmbajtj­es së avionëve ' Turkish Teknik', lider në fushën e vet me qendër në Stamboll. Gjithashtu, Air Albania do të ketë akses në Akademinë e Aviacionit ' Turkish Airlines', pra, pilotët dhe stafi shqiptar i kabinës do të trajnohen këtu. Për më tepër, ' Air Albania' do ketë mundësi aksesi në marrëveshj­et e TK me aeroportet ku fluturon, pra, paketat tregtare të favorshme", shkruan Keri. Sipas tij, prezenca e shtetit shqiptar në këtë kompani, do të garantojë çmime më të mira për udhëtarët. "Së dyti, të qenit 10% me kapital shtetëror do të garantojë që modeli i ' Air Albania' të jetë i orientuar drejt atyre që u dhemb më shumë shqiptarëv­e, çmime më të lira dhe destinacio­net ku ka më tepër interes nga shqiptarët, përfshi këtu edhe fluturimet trans- oqeanike që nga pikëpamja tregtare bëjnë sens sezonal, por potenciali­sht edhe përgjatë gjithë vitit. Kompani e ngjashme e suksesshme është ' Sun Express' ( kapital ' Turkish Airlines' dhe ' Lufthansa'). Filloi sot një epokë e re në aviacionin civil shqiptar. Suksese kompanisë!", sqaron Krislen Keri, drejtori Ekzekutiv i Autoriteti­t të Aviacionit Civil.

 ??  ?? Rama, dje gjatë nisjes së fluturimit të parë të “Air Albania”
Rama, dje gjatë nisjes së fluturimit të parë të “Air Albania”
 ??  ?? Krislen Keri Endri Hasa
Krislen Keri Endri Hasa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania