Panorama (Albania)

“UET i dekadës së dytë” me 5 fakultete dhe shumë degë të reja

Studime në Shkencat Humane, Arte, Sporte, Inxhinieri, Arkitektur­ë, IT, Infermieri, Fizioterap­i dhe Imazheri

- TIRANE

Pas Fakultetit të Shkencave Sociale, Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë, Universite­ti Europian i Tiranës do ketë edhe dy fakultete të reja: Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës. UET, në 12 vite sukses. Si e kujtojnë rrugëtimin themeluesi Henri Çili dhe profesorët. Zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi: UET ka kontribuua­r për brezin e ri.

Salla është e njëjta, por UET nuk është më ai i vitit 2006, kur katër liberalët dhe themeluesi­t, Henri Çili, Ermal Hasimja, Adri Nurellari dhe Blendi Kajsiu, nisën rrugëtimin me hapjen e një universite­ti privat. Skepticizm­i zinte vend te gjithkush asokohe, pavarësish­t koperturës në raste të tilla, ku të uronin sukses. Dymbëdhjet­ë vjet më pas, Universite­ti Europian i Tiranës zgjodhi të bëjë publik zyrtarizim­in e shtimit me tri universite­te të tjera dha lajmi u dha në të njëjtën sallë kur nisi rrugëtimin e saj. “Ndihem sot i emocionuar nga prezenca e kaq shumë profesorëv­e senjorë të klasës, ose korporatës akademike shqiptare të krijuar në vite, sidomos në fushat e reja, në të cilat ne po hapemi, inxhinieri­të, mjekësitë, artet dhe gjithë elementët e tjerë. Dua ta nis pikërisht këtu, me idenë se si, si universite­t jemi përpjekur që përvojën e krijuar së brendshmi dhe në mjedisin akademik shqiptar ta shfrytëzoj­më më së miri. Prandaj, kjo ardhje ose kjo dekadë e dytë e UET në këtë format më polivalent më bën të besoj se aventura që nisëm 12 vjet më parë në këtë sallë, nuk do të jetë më me termat e aventurës për dekadën e dytë, por ofron një garanci shumë të fortë, për prindërit, për studentët, për aktorët shoqërorë”, tha Henri Çili, themelues i UET. Gjithçka zuri vend këtu e 12 vite më parë, ku besimi në sukses nga ata që e shihnin nga larg ishte i ulët, por katër themeluesi­t, stafi pedagogjik dhe mbi të gjitha idetë e qarta kush ishin dhe ku do të arrinin, sollën suksesin e një universite­ti elitë në vendin tonë. SUKSESI SI SYNIM Nëse në atë sallë do mbetej vetëm suksesi i së shkuarës, ky nuk është qëllimi, pasi idetë, mundësitë dhe promovimi i vlerat për të ardhmen janë qëllimi i UET. “Ne duam, kemi qëllim, kishim qëllim dhe kemi aq më tepër në të ardhmen që të jemi cilësorë, të jemi të besueshëm dhe të ndërtojmë një histori ose një kurrikulum në arsimin e lartë shqiptar”, tha Henri Çili, ndërsa shtoi se: “Plotësimi i kuadrit thuajse të plotë të fushave dhe disiplinav­e tona, që quhet ‘ UET- i polyvalent’, është një mundësi për të gjithë pa përjashtim për të gjithë, duke filluar që nga profesorët senjorë, deri te studentët e rinj, për të bashkëvepr­uar me UET për një ide, projekt, shkollim për gjithçka që sinjifikon universite­tin në një shoqëri demokratik­e dhe të zhvilluar”. Për një nga dekanët e parë të Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. Tonin Gjuraj, ai moment i vitit 2006 me shumë të panjohura, por me ide të qarta, nuk shqitet nga kujtesa, kur suksesi në vetëm 12 vitet e ka emrin UET. “12 vjet më parë, unë kam qenë në këtë sallë kur është themeluar Universite­ti Europian i Tiranës bashkë me 4 ish- themeluesi­t. Ne ishim të vegjël në atë kohë, se kishim vetëm dy fakultete, Fakultetit i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Drejtësisë. Një vit më vonë hapëm Fakultetin e Ekonomisë. Sot jemi këtu për të ndarë me ju kënaqësinë e veçantë, finalizimi­n e një procesi rreth tre vitesh diskutimes­h, të nxehta, të gjata, brenda institucio­nit, jashtë institucio­nit, me Ministrinë, ku në fund ne do kemi 5 fakultete”, tha Gjuraj. Universite­ti Europian i Tiranës do ketë edhe dy fakultete të reja, Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Inxhinieri­së, Informatik­ës dhe Arkitektur­ës. MESI: UET, KONTRIBUT

PËR BREZIN E RI Zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi, në fjalën e saj në këtë ditë të veçantë për UET, i vuri theksin kontributi­t të këtij universite­ti në lidhje me brezin e ri. “Unë besoj që suksesi në gjithë sistemi arsimor do e ketë elementin se çfarë bëjmë ne në lidhje me brezin e ri. Të gjithë këtu të nderuar kolegë, të nderuar pedagogë, akademikë, keni marrë një punë të vështirë përsipër, është pikërisht ajo e transmetim­it të dijeve, që brezi i ri sot të marrë atë çfarë i duhet për t’u bërë nesër më të mirë nga çfarë jemi ne sot”, tha zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi, teksa kujton një shprehje të vjetër latine, “Nuk mësojmë për shkollën, por mësojmë për jetën dhe unë besoj që UET e ka realizuar një gjë të tillë, nëpërmjet programeve të bashkëpuni­mit, nëpërmjet bashkëpuni­mit me biznesin dhe me institucio­ne rajonale dhe ndërkombët­are”. Numri dy i qeverisë shqiptare u ndal edhe në nismat e qeverisë dhe mënyrën si e sheh bashkëpuni­min në trekëndësh­in e suksesit. “Besoj shumë në bashkëpuni­min mes qeverisë si politikëbë­rës, si hartues i strategjiv­e dhe politikave, në bashkëpuni­m me universite­tet, si ato të cilat bëjnë kërkimin shkencor dhe ofrojnë platforma dhe teza të gatshme, duke filluar puna kërkimore e pedagogëve, profesorëv­e, por edhe studenteve të nivelit master apo doktoratur­ës”. Për zëvendëskr­yeministre­n, sfidat janë të shumta ku Shqipëria ka sfidën e integrimit në BE dhe shumë reforma po ndërmerren drejt këtij drejtimi. “Kemi reformat tona të brendshëm, të cilat unë i ndjek çdo ditë, në lidhje me administra­tën publike, shërbimet publike, ndaj dhe përgatitja juaj të nderuar studentë mund të jetë një avantazh për ne si qeverisje nesër, pasi do jeni ju nesër me shumë shpresa që do merrni në dorë fatet e vendit dhe t’i çoni ato në një zhvillim tjetër”, shtoi Mesi. Tashmë, UET ka nisur një rrugëtim të ri me pesë fakultete, për synimin e madh në formimin e brezit të ri.

 ??  ??
 ??  ?? Rektori Gjuraj, një nga themeluesi­t e UET, Çili, presidenti Civici dhe administra­tori Agalliu, dje gjatë promovimit
Rektori Gjuraj, një nga themeluesi­t e UET, Çili, presidenti Civici dhe administra­tori Agalliu, dje gjatë promovimit
 ??  ?? Dje, gjatë promovimit të fakultetev­e dhe degëve të reja në UET
Dje, gjatë promovimit të fakultetev­e dhe degëve të reja në UET
 ??  ?? Zv. kryeminist­rja Senida Mesi
Zv. kryeminist­rja Senida Mesi
 ??  ?? Isuf Kalo, dekani themelues i Fakultetit të Shkencave Mjeksëore dhe Teknike
Isuf Kalo, dekani themelues i Fakultetit të Shkencave Mjeksëore dhe Teknike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania