Panorama (Albania)

Formacioni, ja si pritet të kompozohet Kombëtarja

-

Ekipi ynë Kombëtar i futbollit i ka dhënë fund përgatitje­ve disaditore në kuadër të dy ndeshjeve me Izraelin dhe Skocinë, që do luhen respektivi­sht sot në "Elbasan Arena" dhe pas tri ditësh në Skoci, që janë të vlefshme për turneun e Ligës së Kombeve. Edhe pse kishte disa ditë në dispozicio­n për të vendosur, italiani ka ende dilema në kokën e tij që pritet t'u japë zgjidhje vetëm pak orë para përballjes me izraelitët.

FORMACIONI Edhe në seancën e fundit përgatitor­e, shefi i pankinës kuqezi i "shkartisi disa herë letrat". Jo vetëm kaq, por bëhet me dije se formacioni zyrtar, do t'u bëhet me dije futbollist­ëve sot rreth orës 14: 00. Pra, balotazhi qëndron ende prezent për disa pozicione, sikurse janë: qendra e mbrojtjes me Mavraj- Veseli, si dhe e majta e prapavijës me Binakun më i avantazhua­r sesa Agolli. Por duke analizuar situatën në të cilën ndodhet italiani, me rezultate të dobëta, pritet që të mos ketë eksperimen­te, por t'u besojë lojtarëve që kanë eksperienc­ën mbi supe. Në këto kushte pritet që Shqipëria të startojë me Strakoshën në portë, Mavraj- Gjimshiti në qendër të mbrojtjes të mbështetur në krahë nga Hysaj dhe i riu Binaku, i cili ka qenë deri në fund të ditës së djeshme në balotazh me kapitenin Agolli. Në mesfushë, ku edhe janë dilemat më të mëdha, Xhaka e Basha shihen ndër të sigurtët për fanellën e titullarit dhe më tej është Lilaj, që ka disi më shumë kuota sesa Lila dhe Memushaj. Për të udhëhequr manovrën sulmuese, sidomos me aksionet që do të nisin nga kundërsulm­e, Hyka pritet të startojë nga e majta dhe Gavazaj nga e djathta në mbështetje të Sindrit Gurit, që shihet me më tepër shanse për titullar në krahasim me Balajn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania