Panorama (Albania)

Panuçi: Patëm emergjencë, tani gati të fitojmë

Italiani: Kam grumbullua­r lojtarët me më shumë eksperienc­ë

- VLADIMIR MEMA

Kristian Panuçi ka ndryshuar shumë gjatë këtyre muajve që është në krye të Kombëtares.

Nuk është më ai tekniku që dilte me shumë qejf në konferenca­t për shtyp dhe e kishte të vështirë të fliste shkurt. I qeshur, bënte batuta me gazetarët dhe tregohej i kujdesshëm duke mbajtur shënime gjatë konferencë­s. Ishte koha kur ishin luajtur pak ndeshje. Humbjet radhazi në miqësoret e fundit, padia e fundit ndaj ish- presidenti­t të Republikës, Bujar Nishani, dhe atmosfera jo shumë pozitive e krijuar në opinion, e ka transformu­ar italianin. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Izraelit, Panuçi është shfaqur jo shumë i qetë, flet shkurt dhe prerë. Batutat nuk ekzistojnë më, ndërsa pret kthesën në fushë nga të tijtë.

Jeni i qartë për formacioni­n apo ende ka dilema?

Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar Izraelin.

Keni deklaruar se do të luajnë lojtarët me më shumë minuta. Keni thirrur edhe lojtarë që nuk kanë minuta. Janë zgjedhje teknike? Pse nuk janë Kaçe dhe Ramadani?

Në disa role ishim në emergjencë dhe duhet të thërrisja edhe futbollist­ë që nuk kanë luajtur. Kur kisha lojtarë me minutazh si: Basha, Lilaj dhe Ramadani, unë kam zgjedhur eksperienc­ën. Sa i përket Kaçes, nuk ka luajtur shumë.

A janë Izraeli dhe Skocia ndeshjet që vendosin të ardhmen tuaj?

Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidenti­n.

Keni thënë që do të shohim Shqipërinë e vërtetë… Do ta shohim nesër ( sot) pa eksperimen­te?

Uroj që të kthehemi dhe të fitojmë. Jemi përgatitur shumë dhe kam mbledhur lojtarët për këtë gjë.

Keni përdorur 8 formacione të ndryshme në 8 ndeshje, do shohim sërish një formacion ndryshe nesër?

Do të shohim nesër kush do të zbresë në fushë. Kemi punuar me lojtarët me eksperienc­ë. Nesër ( sot) do të vendosim se kush do të zbresë në fushë.

Ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar 7 gola, mendoni se është klima e duhur për një ndeshje të rëndësishm­e?

Në 2 ndeshjet e fundit kemi testuar lojtarë të rinj dhe kemi bërë jo pak eksperimen­te. Me rikthimin e titullarëv­e, do të kemi një komportim më të mirë në fushë.

Qaka dhe Ramadani nuk e kaluan testin?

Për momentin kam grumbullua­r lojtarë me eksperienc­ë. Ata vazhdojnë të jenë në planet e mia dhe po i ndjek, por për momentin kam thirrur lojtarë të tjerë.

Keni diskutuar me kolegët italianë për 2 ndeshjet e fundit të Izraelit kundër Italisë?

Kemi parë videot e ndeshjeve, atë që ndodhi në Izrael edhe në Shqipëri. Megjithatë, tani skuadra ka ndryshuar shumë, ka një trajner të ri dhe do sjellë idetë e tij të reja dhe në këtë pikë nuk kemi shumë informacio­ne.

Të hënën, Shqipëria do të ndeshet me Skocinë, çfarë mendimi ka Panuçi për kombëtaren skoceze. Çfarë mbani mend nga goli juaj në Skoci?

Nuk dua të tregoj mungesë respekti për punën tuaj, por për Skocinë do të mendoj të shtunën. Për mua ka rëndësi vetëm Izraeli tani. Nëse do të takohemi të shtunën në mëngjes për të folur për këtë gjë, do të flas me kënaqësi, por tani mendoj vetëm për Izraelin. .

Njihni ndonjë futbollist me kualitet nga Izraeli?

I njoh sepse i kam studiuar, i kam parë dhe kanë kualitet të madh. Zahev është një lojtar i mirë, Salomon dhe Naço me eksperienc­ë. Prapa gjithashtu janë të fortë fizikisht. Është një skuadër e vështirë me kualitet dhe nesër( sot) për ne do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e, por shumë e vështirë.

Keni dëgjuar për trajnerin e ri të Izraelit?

E njoh trajnerin austriak të Izraelit që në SHBA dhe me ekipin olimpik. Skuadrat e tij kanë luajtur gjithnjë mirë, pasi është një trajner shumë i përgatitur. Edhe pse nesër ( sot) do të luajmë kundër njëri- tjetrit, i uroj shumë fat me aventurën e re me Izraelin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania