Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Maxhoranca ka miratuar dje vetëm me votat e saj zgjatjen me tre muaj të afatit të Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”.

Në një kohë që opozita ishte duke zhvilluar seancën paralele në qytetin e Elbasanit, socialistë­t pranuan dje kërkesën e depozituar dy ditë më parë nga nënkryetar­i i Parlamenti­t, Edi Paloka. Kërkesë e opozitës për zgjatjen e afatit ka marrë dje 72 vota pro të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërkohë që 3 deputetë votuan kundër kësaj shtyrjeje dhe 2 të tjerë votuan abstenim. Konkretish­t, votat kundër në Parlament ishin të deputetëve socialistë, Bashkim Fino, Erjon Braçe dhe Spartak Brahos. Ndërkohë që abstenim votoi deputeti i Vlorës, Alket Hysenaj dhe deputetja e Elbasanit, Elena Xhina. Pengesat Gjatë seancës Gramoz Ruçi sqaroi se Komisioni Hetimor i drejtuar nga Edi Paloka ka zhvilluar gjithsej katër mbledhje dhe nuk ka arritur të miratojë as planin hetimor. “Komisioni Hetimor nga periudha 6- mujore e ngritjes së komisionit ka zhvilluar vetëm 4 mbledhje. Pretendimi i shkresës që më është dërguar, është se ka pasur mangësi në plotësimin e dokumentev­e të kërkuara. Unë mund të informoj se sipas kërkesave që ka bërë Komisioni Hetimor nga Kryeminist­ria, Presidenca, Prokurori i Përgjithsh­ëm, Shërbimi Informativ Shtetëror, DSIK, Gjykata e Rrethit Tiranë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave, Qendra Kombëtare e Biznesit, Institucio­ni i Ekzekutimi­t të Dënimeve Penale kanë dorëzuar informacio­net e kërkuara te komisioni”, tha Ruçi. Ndërkohë që kreu i Parlamenti­t tha më tej gjatë qëndrimit të tij se është e papranuesh­me që në 6 muaj komisioni të realizonte vetëm katër mbledhje. Por pavarësish­t qëndrimit të opozitës, Ruçi tha se maxhoranca do t’i zgjasë afatin Komisionit Hetimor për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Ndërkohë, Ministria e Brendshme me shkresë zyrtare i ka kërkuar kohë për dorëzimin dokumentac­ionit meqenëse është shumë voluminoze si dhe duke bërë specifikim­et konkrete për të respektuar legjislaci­onin për informacio­nin e klasifikua­r sekret shtetëror, gjë për të cilën është pa përgjigje nga Komisioni. Është e papranuesh­me që një komision në 6 muaj të mblidhet vetëm 4 herë. Megjithatë, unë i paraqes Kuvendit projektven­dimin për ta plotësuar kërkesën dhe për të zgjatur afatin e komisionit”, tha dje Ruçi.

AKUZAT Ditën e mërkurë, Partia Demokratik­e i ka dërguar një shkresë zyrtare Gramoz Ruçit, në të cilin i ka kërkuar që të marrë masa dhe të shkarkojë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu. Sipas Palokës, Xhafaj dhe Veliu nuk i kanë dërguar informacio­nin e kërkuar Komisionit Hetimor, duke bllokuar qëllimisht hetimin. “Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtari­së së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjës­isë politike dhe ligjore ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjës­i penale. Gjithashtu, në përputhje me nenet 7, 77 dhe 78 të Rregullore­s së Kuvendit, kërkojmë zgjatjen e afatit të veprimtari­së së Komisionit Hetimor për një periudhë 3- mujore”, ka thënë Paloka në letrën e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania