Panorama (Albania)

FSHF mbyll stadiumet e Skënderbeu­t dhe Partizanit

-

Është luajtur vetëm java e parë e Kategorisë Superiore dhe dy stadiume të vendit do të jenë të mbyllura, respektivi­sht për katër dhe pesë javë. Pa harruar faktin që edhe një tjetër skuadër e elitës nis vitin me ndëshkime të mbartura ( Kamza), e cila do të duhet të luajë pa spektatorë në fushën e saj, atëherë bëhet fjalë për 30% të tifozërive të kampionati­t elitar, të cilëve u ndalohet pjesëmarrj­a në aktiviteti­n sportiv të skuadrës së qytetit. Pa harruar faktin që Kukësi dhe Kastrioti janë lejuar të luajnë në arrati, atëherë elita zhbëhet fare. E gjithçka do duhet të llogaritet për vetëm 50% të skuadrave të kategorisë më të lartë të futbollit vendës. E si të mos mjaftojnë të gjitha shqetësime­t e mësipërme, futbolli ynë përballet menjëherë me vendimin për të mbyllur dyert. Ndonëse është luajtur vetëm një 90- minutësh në pesë stadiume, dy prej tyre janë ndëshkuar me nëntë ndeshje ( së bashku) të kyçura.

VENDIMET

Dje në mesditë, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur punën edhe Komisioni i Disiplinës. Pas shqyrtimit të materialev­e të referuara nga trupat e zyrtarëve të ndeshjeve të institucio­nit të futbollit, është dalë edhe në një tërësi vendimesh që kanë të bëjë me ndëshkimin e personave drejtues apo klubeve për shkelje të kryera. Në faqen zyrtare të FSHF- së, në seksionin e vendimeve, janë bërë publike edhe vendimet e djeshme për javën e parë të Kategorisë Superiore, si dhe për çfarë nuk shkoi me ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Në këtë të fundit është dënuar presidenti i Laçit për ofendim ndaj gjyqtarëve të takimit. Sa i përket dhunës në stadiumin "Skënderbeu", Disiplina ka mbyllur stadiumet për të dyja klubet dhe trajtimi është bërë thuajse i njëjtë, me përjashtim të arkës së klubeve, ku për korçarët "gjoba" ka qenë më e lartë si organizato­re e ndeshjes. Gjithashtu, ka pasur paralajmër­ime për Tiranën dhe Kukësin, sa i përket sjelljes së tifozërive përkatëse se në rast përsëritje­je, do të bëhen objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania