Panorama (Albania)

Maskat i hyjnë me armë në shtëpi, pronari pas përleshjes: Rrezikova jetën

Përleshen me të zotin, plagoset kushëriri që e ndihmoi

-

Kam bërë rezistencë në maksimum dhe mund të kisha rrezikuar edhe jetën nga kjo ngjarje. ‘ Ku janë paratë’, pyesnin. Nuk ka para shtëpia, keni gabuar, ikni u thashë. Pasi hynë në derën kryesore të shtëpisë, e cila ishte gjysmë e hapur, tentuan që të hyjnë në dhomën ku ndodheshim të gjithë. Aty mbylla derën nga brenda, por ata e shkallmuan duke e nxjerrë nga menteshat

Katër persona me maska tentojnë të grabisin një familje në Porodinë të Korçës, dhunohet kushëriri i të zotit të shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 30 të së dielës, në fshatin që ndodhet pak kilometra larg qytetit të Korçës. Ëngjëllush Dinkallari tregon se në momentin që katër autorët hynë në banesë, ai ka bërë rezistencë duke u përleshur me personat e maskuar dhe të armatosur, duke rrezikuar kështu që ngjarja të kthehej dhe në një tragjedi për të dhe familjen e tij.

“Sapo kishim hyrë në shtëpi rreth orës 22: 00 dhe po bëheshim gati për të fjetur. Në një moment, gruaja bërtet ‘ hajdutët’. Katër persona, të gjithë me armë dhe maska. Më goditën, më kërkuan telefonin dhe ua dhashë”, tregon 38vjeçari Dinkallari. Babai i dy fëmijëve bën apel për zbulimin e autorëve, pasi ndihet i pasigurt për familjen pas kësaj që ka ndodhur. “Kam frikë të qëndroj në banesën time. I kërkoj shtetit që të ndërhyjë, të bëjë diçka, të vendosë dorë! Të katër personat ishin të armatosur, me kallashnik­ov të katërt dhe me qytë të prerë, dytre herë e kanë mbushur armën në sytë e mi”, tregon kryefamilj­ari. Në momentin që autorët po tentonin të hynin me forcë në dhomën ku gjendeshin pjesëtarët e familjes, 38- vjeçari me gruan, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij kanë kërkuar ndihmë te fqinjët dhe kushërinjt­ë që kanë banesat pranë tyre. Kjo bëri që në pak minuta ata t’i shkonin në ndihmë familjes Dinkallari. Një prej kushërinjv­e të 38vjeçarit është dhunuar nga autorët duke përfunduar në spital. Kjo, pasi ai ka tentuar t’i heqë maskën njërit prej autorëve. Në momentin që ka ndodhur e gjitha kjo, në shtëpi ishin dhe dy fëmijët e mitur të Dinkallari­t, të cilët janë të tronditur nga e gjitha ngjarja dhe dhuna e ushtruar. Nga përleshja me autorët e maskuar dhe të armatosur, këta të fundit kanë dëmtuar edhe orenditë dhe pajisjet elektrosht­ëpiake të familjes. Dyshohet se njëri prej autorëve është person i afërt, pasi njihte shumë mirë banesën dhe hyrje- daljen. “Kam bërë rezistencë në maksimum dhe mund të kisha rrezikuar edhe jetën nga kjo ngjarje. ‘ Ku janë paratë’, pyesnin. Nuk ka para shtëpia, keni gabuar, ikni u thashë. Pasi hynë në derën kryesore të shtëpisë, e cila ishte gjysmë e hapur, tentuan që të hyjnë në dhomën ku ndodheshim të gjithë. Aty mbylla derën nga brenda, por ata e shkallmuan duke e nxjerrë nga menteshat. Pastaj nisën të ushtrojnë dhunë, kanë dëmtuar orenditë e shtëpisë. Terror i paparë dhe siklet i madh”, shprehet 38- vjeçari, ndërkohë që bashkëshor­tja e tij ka deklaruar se ka arritur të identi- fikojë njërin prej autorëve që mund të sjellë zbardhjen e ngjarjes nga ana e Policisë. 38vjeçari Dinkallari deklaron se Policia ka mbërritur në banesën e tij rreth 30 minuta pas njoftimit, ndërsa deri tani nuk ka ende asnjë autor të arrestuar. “Më datë 12.08.2018, rreth orës 22.30, në fshatin Porodinë- Korçë, dyshohet se katër shtetas të maskuar, kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E. D, 38 vjeç. Menjëherë, në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë ku, sipas deklarimev­e të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjesëtarëv­e të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen”, bëhet e ditur nga Policia, e cila ngriti pika të shumta kontrolli dhe krehu zonën me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve.

 ??  ?? Engjëllush Dinkallari
Engjëllush Dinkallari
 ??  ?? Banesa ku ndodhi ngjarja
Banesa ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Pronari i shtëpisë, Ëngjëllush Dinkallari
Pronari i shtëpisë, Ëngjëllush Dinkallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania