Panorama (Albania)

REAGIMI I RUSISË: MOS LUANI ME TRONDITJEN E MARRËDHËNI­EVE RUSO- AMERIKANE

-

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar të martën në lidhje me deklaratat për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Rusia. Qëndrimi i Rusisë është që çështjet për statusin e Kosovës duhet të zgjidhen në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së. Për më tepër, në reagim thuhet se nuk duhet të luhet me një tendencë të rrezikshme të tronditjes së marrëdhëni­eve ruso- amerikane. "U kushtuam vëmendje materialev­e të zgjeruara të shfaqura në median ruse, bazuar në shkrimin e medias kosovare ' Gazeta Express', në të cilin, referuar "burimeve diplomatik­e", pohohet se gjatë samitit Rusi- SHBA të mbajtur në Helsinki më 16 korrik, Presidenti i SHBA- ve mbështeti propozimet gjoja të diskutuara, sipas të cilave Beogradi do të njohë pavarësinë e Kosovës, nëse territoret veriore ku jetojnë serbë etnikë do t'i bashkohen Serbisë. Me shumë përgjegjës­i pohojmë se ky është një dezinformi­m absolut, ashtu si edhe spekulimet e tjera të shfaqura ditët e fundit në shtyp rreth disa ' marrëveshj­eve të veçanta' të arritura në Helsinki.. Rusia mbështet në vazhdimësi procesin e negociatav­e, këmbëngul në realizimin e të gjitha marrëveshj­eve të arritura në kuadrin e tyre dhe kurrë nuk do të përpiqet të diskutojë këtë çështje pas shpinës së palëve. I bëjmë thirrje komuniteti­t mediatik të përmbahet nga spekulimet flagrante për ekzistencë­n e marrëveshj­eve të fshehta, të arritura midis Moskës dhe Uashington­it. Nuk duhet luajtur me një tendencë tepër të rrezikshme të tronditjes së marrëdhëni­eve ruso- amerikane, nga gjendja e të cilave, në një masë të madhe, varet siguria ndërkombët­are, ashtu si edhe nuk duhen nxitur tensione në një rajon kaq të ndërlikuar siç është Ballkani".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania