Panorama (Albania)

Shifrat e abuzimit, KLSH: Në 6 muaj, 104 milionë euro dëm

“Abuzimet më të mëdha, në shitjen e pronës shtetërore dhe koncesione­t. Dëme edhe me prokurimet e shpërblime­t”

-

DËMI

104.4 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga shkeljet dhe abuzimet e administra­tës, në auditin e kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për janarqersh­or 2018 30,8 milionë lekë është dëmi ekonomik nga shkeljet dhe parregulls­itë në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera 73.6 milionë euro është dëmi, ku 22.1 milionë euro janë në fushën e të ardhurave dhe 51.5 milionë euro në fushën e shpenzimev­e jo me eficiencë, efektivite­t dhe ekonomicit­et të fondeve

DORINA AZO Shkeljet dhe abuzimet e administra­tës për 6 muajt e parë të vitit 2018 i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm ekonomik në vlerën e 104 milionë eurove.

Shifrat me shkeljet u publikuan dje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në buletinin e auditimeve për periudhën janar- qershor 2018. Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH- së janë bërë 26 kallëzime penale për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, në 26 institucio­ne të administra­tës shtetërore.

DËMI Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, për parregulls­i dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, dëmi ekonomik është me vlerë 3,868,623 mijë lekë apo 30.8 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar edhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performanc­ën e subjekteve të audituara. Dëmi është 9,2 miliardë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro, nga e cila: 2,7 miliardë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro, dhe 6,4 miliardë lekë, afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimev­e jo me eficiencë, efektivite­t dhe ekonomicit­et të fondeve. Sipas KLSH- së, për çdo një lekë të shpenzuar nga buxheti i shtetit për periudhën janar – qershor 2018, janë zbuluar nga auditimet e kryera në këtë 6- mujor 21,4 lekë.

SHKELJET Dëmi më i lartë është shkaktuar nga shkeljet në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe koncesione­ve me vlerë 2,113,750,000 lekë. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky dëm është shkaktuar nga 6 institucio­ne. Më pas, sektori me dëm të lartë është ai i doganave dhe dëmi i shkaktuar nga shkeljet e abuzimet është në vlerën e 591,350,000 lekëve. Shkeljet më të mëdha janë konstatuar në doganën e Vlorës, Fierit dhe Rinasit. Në sektorin e Tatim – Taksave, dëmi i gjetur llogaritet në vlerën e përgjithsh­me prej 146,687,000 lekësh. Abuzime janë gjetur edhe me prokurimet dhe me pagat dhe shpërblime­t. Në fushën e prokurimev­e, shkeljet ishin në vlerën e përgjithsh­me prej 520,835 mijë lekësh, ku shkeljet më të mëdha ishin në Bashkitë Këlcyrë dhe Vlorë, me përkatësis­ht 37.4 dhe 29.3 milionë lekë. Në shkeljet me dëm ekonomik ( shpenzimet) në fushën e pagave, shpërblime­ve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në vlerën e përgjithsh­me prej 21,966,000 lekësh, ku pjesa më e madhe i përket Autoriteti­t të Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367,000 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania