Panorama (Albania)

Pazari i drogës, kapen në flagrancë tre të rinj

Të arrestuarv­e iu gjet 43 kg marijuanë në banesa

-

DURRES – Mbaheshin në përgjim prej dy muajsh, kapen duke bërë pazar për shitjen e drogës tre të rinj. Policia ka arrestuar tre persona nga Kruja, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk, ku të rinjtë u kapën në momentin që po bënin shkërbimin e lëndës narkotike. Në momentin e ndërhyrjes nga policia, përveç prangosjes së tre të rinjve u sekuestrua dhe një sasi prej 43 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë. Në pranga përfunduan: E. N., 35 vjeç, Xh. Z., 25 vjeç dhe A. Z., 25 vjeç, të tre banues në Larushk, Krujë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit V. N., 28 vjeç, banues në Krujë. Policia kishte një kohë të gjatë që i mbante nën survejim dhe në momentin që tre të arrestuari­t nga fshati Larushk do të shkëmbenin lëndën narkotike me krutanin, policia ka ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë të tre bashkëfsha­tarët, ndërsa 28vjeçari nga Kruja ka mundur të largohet. Të rinjtë kishin një sasi të vogël kanabisi në makinë, aq sa do të mjaftonte për verifikimi­n e cilësisë së lëndës narkotike. Por në momentin që katër të rinjtë po diskutonin për çmimin e shitjes së marijuanës, policia ndërhyri duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre prej tyre, ndërsa personi që në këtë rast ishte blerësi, mundi që të arratisej. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e të rinjve të arrestuar policia zbuloi në total një sasi prej 43 kg marijuanë.

“Më datë 05.07.2018, shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri- tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip ‘ Benz’ dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, në total u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike, e dyshuar e llojit marijuanë; automjetet tip ‘ Benz’ dhe ‘ Opel’ në pronësi të shtetasve të arrestuar; aparate telefoni celularë”, sqaron Policia. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania