Panorama (Albania)

Rusia nis festën me spektaklin e Uilliams

-

Ishte Lenini në statujë, jashtë stadiumit "Luzhniki". Ishte Putin, prej mishi dhe gjaku në tribunë. Kishte 80 mijë persona prej të paktën 100 kombësish të ndryshme në tribuna. Ishte Kupa e Botës, e sjellë nga Iker Kasijas dhe nga modelja ruse Natalia Vodianova me një valixhe "Louis Vuitton". Dhe pastaj ishin Ronaldo dhe Robi Uilliams, dy yjet e popit ( sopranoja Aida Garifulina do të na falë) në ceremoninë e hapjes së edicionit të 21- të të Botërorit në Rusi.

S'ka festë - Ashtu siç ishte lajmëruar, ishte një festë e shkurtër, fine, jo me shumë koreografi të ngarkuar dhe e përqendrua­r te spektakli muzikor: shumë pak kujtesa historike. Putin e "pastroi" gjerësisht nga e shkuara, edhe nga ajo sovjetike dhe këtu kërkon mbi të gjitha të ofrojë një imazh të një vendi modern, jashtë atij të një su- perfuqie të izoluar dhe vendosur në vështirësi nga sanksionet perëndimor­e pas aneksimit të Krimesë. Robi Uilliams këndoi katër nga hitet e tij, duke nisur me "Let me entertain you" dhe e mbyllur me "Rock Dj". Dhe në fund të festës i çuditi të gjithë, duke i nxjerrë gishtin e mesit kamerës që po e shoqëronte. Dhe humori i anglezëve nuk mungoi. Dele Ali, i cili u akuzua kohë më parë se i tregoi gishtin e mesit arbitrit, u ironizua nga shoku i tij i skuadrës, Kajl Uoker, i cili postoi një foto të Robit me diciturën: "Sa bukur nga Robi, për t'i thënë ç'kemi Dele Alit". Ra në sy mungesa e "Party like a Russian" ( Festo si një rus), por këngë që i referohet atij që "rrëmben të gjitha paratë nga një vend" dhe një "Rasputin modern" nuk është më shumë i pëlqyer nga këto anë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania