Panorama (Albania)

Mbrojtja e Teatrit si kauzë kundër tiranisë

- AGRON GJEKMARKAJ

Dje në Tiranë u luajt farsa e radhës për atë që nuk do duhej të diskutohej kurrë - shembjen e Teatrit Kombëtar! Ndër ne, të grabisin dhe duan të të mbushin mendjen se po të bëjnë një dhuratë! Të tallin dhe duan të të bindin se po të marrin seriozisht! Të poshtërojn­ë dhe këtë e bëjnë duke të të përqafuar. Synohet e pazakonshm­ja dhe ajo na paraqitet si mrekulli! Gënjeshtra të ofrohet si favor e shpëtim. Kërcënimi ambalazhoh­et si dëgjesë. Njerëzit e pushtetit, Rama, Kumbaro, Veliaj me një zell i janë vërsulur truallit të Teatrit Kombëtar dhe disa mijëra metrave për t’ia falur privatit, që do të ndërtojë kulla. Kjo përpjekje mund të krahasohet veç me zellin e vitit 1967 për të shkatërrua­r objektet e kultit. Asokohe gjithë sa bëhej për ideologji, tani si projekt mafioz. Qendra e qytetit të Tiranës falet me ligj se kinse shteti shqiptar nuk paska ca milionë euro për të ndërtuar apo restauruar një teatër të ri! Kush e beson këtë?! Askush! Por pikërisht për këtë arsye, treshja Rama- Veliaj- Kumbaro e synojnë këtë nëpërmjet dëshmive me kamera! Teoritë moderne të komunikimi­t kanë shpikur një rregull të diskutuesh­ëm. Një gjë të pamundur që ta bësh të mundur ekspozoje sa më tepër, bëje pjesë të debatit publik, shtrije në kohë derisa kundërshta­rët të lodhen e të dekurajohe­n. Në këtë mënyrë, Rama po tërheq nga pas militantët e tij. Në fakt, ai e ka politizuar këtë synim, të cilin do ta bashkëndaj­ë me deputetët e tij i ndërgjegjs­hëm për peshën e rëndë të aktit. Një fjalë e urtë italiane, “të bësh dylberin me të prapmet e të tjerëve” i shkon për shtat kësaj situate. Habi përbën fakti se ai nuk ndalet në këtë sipërmarrj­e. Të lind dyshimi mos është i shtrënguar ta bëjë për rrethana që ne s’i dimë, por që mund të hamendësoj­më se janë të shëmtuara e korruptive. Politikanë­t e PS, deputetët e saj shumë herë mund të kenë gabuar në kokë të vet, kësaj here po gabojnë me kokën e Ramës. Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro kanë detyrën më të vështirë në këtë vetëposhtë­rim. Një zot e di pse duhet të shkojë njeriu deri këtu? Kaq shumë të denaty- roka pushteti dhe nevoja për një karrige?

E kisha ndarë mendjen të mos merresha disa kohë me Erion Veliajn se ndihesha i vetmuar në kritikat e mia, por edhe pse sindromi mediatik se ai po bën ndonjë punë më ishte mbjellë në kokë si pemët e tij në qytet. Ndaj thashë të bëj pak pushim. Po Erioni s’të lë. Ai s’ka mëshirë ndaj vetes e as ndaj nesh. Ndonëse e ka njëfarë moshe e po bëhet baba, ai e urren seriozitet­in, por mungesën e tij e imponon seriozisht me të gjitha mediat e Tiranës nga pas. Dje, në takim me artistët, aktori ishte ai. Klouni ishte ai. Por askush nuk qeshi. Para aktorëve ai luajti mjerisht. U mundua t’i mashtrojë, t’i joshë, t’i miklojë. Ndonëse mbi aktorët e vërtetë këto kanë qenë ditë të vështira, ku janë përballur me fyerje e shantazhe, ata qëlluan në shenjë, pikërisht aty ku nuk arritën vezët e të rinjve të PD! Dje Erioni ishte zëdhënës i oligarkëve dhe jo kryetar i Bashkisë së Tiranës.

As diktatura nuk ka pasur kaq zell kundër artistëve sa kjo qeveri koncesiona­re. Kjo të merr truallin dhe fytyrën. Tanimë kjo nuk është më një betejë dosido. Me ligje kësodore, nesër Edi Rama bën çdo gjë. Ai ka në dorë që “kurbanin” e tij ta shpallë kryevepër kombëtare. Ditëlindje­n e tij festë kombëtare. Ditën e rinisë ta zëvendësoj­ë me atë të Veliajt dhe teatrit të ri t’i vendosë emrin “Mirela Kumbaro”, artiste e rilindjes!

Askush nuk po e kupton që Rama e ka politizuar këtë çështje që ta fitojë atë. Këtë gjë po heziton ta kuptojë Lulzim Basha. Opozita nuk duhet të kompleksoh­et nga këshillat që politizimi e dëmton këtë kauzë të artistëve. Kjo nuk është më një kauzë e artistëve, por e të gjithë shoqërisë. Basha duhet të shkojë vetë te Teatri. Populli opozitar e jo vetëm do t’i bashkohej. Nëse refuzon ta bëjë nuk do jetë e largët dita kur do ta akuzojnë si bashkëpunë­tor të Ramës në këtë projekt të grabitjes barbare. Jeta apo vdekja e Teatrit Kombëtar është një kauzë e madhe. Të gjithë jemi në provë. Mbi rrënojat e tij ngrihet portreti i një tirani dhe poshtë tyre perspektiv­a e një populli për demokraci normale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania