Panorama (Albania)

Vasili: Mbrojtja e Teatrit është mbrojtja e Shqipërisë

-

Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të qeverisë Edi Rama, duke thënë se ky i fundit kërkon ta prishë teatrin për shkak të mllefit të tij. Vasili në një postim në “Facebook”, shprehet se Rama është një dështak i parealizua­r dhe kërkon të përballet me artistët e suksesshëm. “Është e qartë për këdo, që për Kryeminist­rin dhe për shplarovin­at që e rrethojnë, çështja e prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk është mundësia e tyre e fundit për të zhvatur e përvetësua­r pronën publike. Ata zhvatin përditë fonde me koncesione e tenderë dhe japin pa fund leje ndërtimi, e nëpërmjet tyre grabisin e grabisin pa u ngopur. Çështja e teatrit në thelb është beteja mes padijes dhe mediokrite­tit të Kryeminist­rit dhe artit e talentit të të talentuarv­e, nga ana tjetër. Thënë më thjesht, konflikti mes dështakut e të parealizua­rit në krye të pushtetit dhe e të realizuarv­e, të suksesshmë­ve përballë tij. Është kjo një betejë shumë më e ashpër se çdo betejë politike, pasi e prin logjika e dhimbjes pa shërim e të dështuarit, që urren deri në vdekje me atë që shkëlqen me artin e tij”, shkruan Vasili. Në reagimin e tij, kreu i Grupit të LSI- së shton se: “Teatri është simboli i qëndresës, mu në mes të qytetit e simbolit të talenteve të mëdhenj, që përqeshin çdo sekondë ata që janë në krye të pushtetit me të vetmen meritë se janë dështakë, mendjengus­htë, ziliqarë. Mbrojtja e teatrit është një mbrojtje për Shqipërinë e ditur të së ardhmes kundër Shqipërisë së vdekur e të paditur të së shkuarës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania