"Shembull për të gjithë, figurë kyçe e zhvillimit"
Ndarja nga jeta e kreut të institucionit të futbollit në Kosovë është përjetuar keq edhe nga presidentët e UEFA- s dhe FIFA- s. Në emër të UEFA- s, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, presidenti Ceferin i shpreh ngushëllimet e thella: "Jemi të shokuar dhe thellësisht të prekur nga vdekja e Fadil Vokrrit. Ai ishte një futbollist i jashtëzakonshëm që ndërtoi një karrierë të shkëlqyer dhe u bë një administrator dhe president i Federatës Kombëtare të kalibrit të lartë. Fadili ishte figura kyçe në zhvillimin e futbollit të Kosovës, të cilin e drejtoi tek integrimi i FFK- së në Asamblenë e UEFA- s. Ai e ka drejtuar organizimin me aftësi të rrallë dhe durim të madh. Në emër të futbollit europian shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së tij, FFK- së dhe ko- munitetit futbollistik vendës".
FIFA - Presidenti i FIFA- s, Xhani Infantino, është shprehur i pikëlluar. "Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit. Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të", përfundon kreu i FIFA- s, Infantino.