Panorama (Albania)

Vrasja e maturantes, Mata e përndiqte prej disa javësh, pse nuk u reagua pas denoncimit

Viktima e denoncoi për përndjekje më 7 maj të këtij viti, Prokuroria e Tiranës nuk i nisi hetimet për Xhafer Matën

- TIRANE

Detaje të tjera dalin në dritë për vrasjen që tronditi vendin në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Burime pranë grupit hetimor thonë për “Panorama”, se Xhafer Mata, që qëlloi për vdekje disa herë me armë zjarri Xhuljeta Çunin, kishte disa javë që e përndiqte të renë.

Ajo madje ka bërë edhe një kallëzim ndaj tij në Komisariat­in nr. 3 të Policisë në Tiranë, më 7 maj. Këtë kallëzim Policia ia ka referuar Prokuroris­ë, e cila më pas ka vendosur që të mos fillojë hetimet ndaj Xhafer Matës, për shkak se provat ishin të pamjaftues­hme. Po kështu, burimet thonë se Xhafer Mata kishte disa ditë që e priste të renë në të njëjtin vend ku u krye vrasja. Edhe ditën e ngjarjes, si ditët paraardhës­e, Xhafer Mata ndodhej në të njëjtin vend, duke ndjekur 19- vjeçaren Xhuljeta Çuni. Kamerat e sigurisë së subjekteve private në zonën ku ndodhi ngjarja kanë filmuar momentin kur Xhuljeta tenton të largohet prej Xhafer Matës, por ky i fundit e ndjek me vrap nga pas dhe nxjerr armën duke e qëlluar. Ka qenë ky momenti fatal për të renë, e cila me gjithë përpjekjet që bëri, nuk arriti t’i shpëtonte dorës gjakatare të Matës. Xhuljeta Çuni ishte nisur mëngjesin e 8 qershorit drejt shkollës “Qemal Stafa”, ku do të jepte provimin e maturës, përkatësis­ht atë të Letërsisë. Në orën 8: 10, Xhafer Mata e ka pikasur të renë, ka tentuar ta ndalojë për të biseduar, por ajo ka refuzuar, duke u larguar me shpejtësi, përpara se të qëllohej me pistoletë nga Mata. Ky i fundit, pas krimit, ka qëlluar edhe veten. Ndërkohë, ditën e djeshme, patrulla policie qëndronin në banesat e dy të rinjve. Policia e Shtetit i druhet ndonjë hakmarrjej­e të mundshme, ndaj vendosi që të rrisë sigurinë në banesat e dy familjeve, teksa kryhen ceremonitë mortore.

AUTORI Xhafer Mata, me origjinë nga Kalimashi i Kukësit, në mars ishte diplomuar për Inxhinieri Mekanike. Burime nga grupi hetimor thanë se nga dëshmitë e miqve dhe të afërmve të të dy të rinjve është mësuar se ata kanë qenë në një lidhje dashurie, së cilës i kishte dhënë fund vajza para disa javësh. Nga ana tjetër, autori i kishte propozuar për martesë, duke u deklaruar të afërmve të tij se për këtë arsye ishte ndarë edhe nga bashkëshor­tja, me të cilën kishte një djalë 1 vjeç. Por pavarësish­t divorcit, vajza nuk kishte pranuar që të martohej me të, madje kishte vendosur që të ndahej me të. Ndarje, që nuk ishte pranuar nga Xhafer Mata, i cili herë pas here i kërkonte që të rikthehej me të dhe të martoheshi­n. Sipas kamerave të sigurisë, autori i vrasjes shfaqet duke u larguar nga trupi i viktimës dhe në dorë mban pistoletën. Ai bën disa hapa para dhe mbrapa, përkulet, lëshon pistoletën në tokë dhe e merr prapë. Më pas shfaqen disa dëshmitarë që i afrohen e të tjerë që i shmangen. Për disa minuta, ai bën të njëjtat lëvizje, derisa dëgjon sirenat e Policisë. Në këtë moment, ai kalon në krahun tjetër të rrugës, ku ndodhet një lulishte. Dy oficerë të Policisë i afrohen duke i thënë që të hidhte armën në tokë dhe të dorëzo- het. Por i riu nuk pranon dhe në prezencën e policëve qëllon edhe veten në kokë. I plagosur në gjendje të rëndë, ai transporto­het në Spitalin e Traumës ku mbahet në observim për një orë, por nuk arrin të mbijetojë, duke ndërruar jetë. Përpara se të vetëvritej, autori ka folur me një kalimtare të rastit. Në fakt, ka qenë kjo e fundit që i është afruar dhe e ka pyetur se përse e kishte vrarë të renë. “Më ndau nga familja”, mësohet t’i ketë thënë ai i tronditur nga ngjarja. Gjithçka ka ndodhur brenda një harku kohor prej vetëm 15 minutash, ku në fund, Xhafer Mata ka qëlluar veten në kokë pa mbërritur mirë Policia.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shtëpia e Xhafer Matës
Shtëpia e Xhafer Matës
 ??  ?? Autori, Xhafer Mata
Autori, Xhafer Mata
 ??  ?? Vendi ku u vra 19- vjeçarja
Vendi ku u vra 19- vjeçarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania