Panorama (Albania)

Mediu: Qendër për luftëtarët e ISIS, cenon sigurinë kombëtare

-

Kreu republikan, Fatmir Mediu, e cilëson cenim të sigurisë kombëtare ngritjen e një qendre në Shqipëri, që do të strehojë luftëtarët e kthyer të ISIS. “Pjesëmarrj­a e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmi­t si vend anëtar i NATO- s është domosdoshm­ëri dhe për më tej një nevojë e brendshme, duke konsiderua­r faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters të ISIS nga Shqipëria që kanë shkuar drejt Sirisë. Kjo tregon se ka pasur dhe ka një terren konkret të rekrutimit dhe veprimit të strukturav­e terroriste dhe lidhjeve të tyre në vend. Ndalimi para disa kohësh i aktit terrorist kundër ekipit kombëtar të Izraelit tregon qartë që strukturat terroriste janë aktive në Shqipëri dhe rajon. Financime për radikalizm­in e fesë islame me lidhje terroriste kanë qenë prezente. Të gjitha këto të dhëna përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Mediu. Sipas tij, “Çdo ide për të ngritur një qendër në Shqipëri për rehabiliti­min, grumbullim­in e Foreign Fighters të ISIS të kthyer nga Siria apo qendër refugjatës­h është një hap shumë i rrezikshëm i pamenduar dhe kërcënues për Shqipërinë dhe rajonin”. Mediu i kërkon Presidenti­t Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Siguria kombëtare nuk është vetëm çështje e Edi Ramës apo qeverisë, ajo i takon Parlamenti­t dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti Meta duhet që urgjentish­t të kërkoje të gjithë informacio­nin për këto lajme, qëndrime apo larg qoftë vendime të Ramës”, përfundon Mediu reagimin e tij.

 ??  ?? Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania