Panorama (Albania)

BE financon trajnimin e studentëve të “Luarasi”

Xhepa: Përzgjodhë­m këtë universite­t, ndër më prestigjio­zët

- TIRANE

Për tri ditë radhazi, studentët e Fakultetit të Drejtësisë te Kolegji Universita­r "Luarasi" ishin pjesë e një trajnimi të financuar nga Bashkimi Europian.

"Standardet e procesit të rregullt ligjor si kusht në funksionim­in e shtetit të së drejtës" ishte tematika e trajnimit, ku veç të tjerash u fol për procesin e promovimit të standardev­e të lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, si pjesë e pandarë e konsolidim­it të shtetit të së drejtës. Gjatë tri ditëve të trajnimit të organizuar nga Qendra Europiane në bashkëpuni­m me Fakultetin e Drejtësisë te "Luarasi", u cekën disa parime kryesore si: aksesi në gjykata, kohëzgjatj­a e procedimev­e, pavarësia e paanësia e gjyqësorit dhe barazia e armëve. Për përgjegjës­en e Departamen­tit të së Drejtës Publike, Dr. Dorina Gjipali, ky trajnim është pjesë e formimit të vazhdueshë­m të studentëve në auditorët e Kolegjit Universita­r, duke thelluar njohuritë si juristë të së ardhmes mbi Stan- dardet Europiane për të Drejtat e Njeriut. "Fokusohemi në nenin 6 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut për standardet e procesit të rregullt ligjor, si një nen shumë i rëndësishë­m për garantimin e një procesi të rreg- ullt ligjor në 47 vendet e Këshillit të Europës. Për Fakultetin e Drejtësisë te Kolegji Universita­r "Luarasi", është i rëndësishë­m jo vetëm për formësimin në auditor i studentëve, por dhe trajnimi i tyre gjatë tre viteve të studi- meve. Trajnim, i cili në këtë rast i pajis studentët me një certifikat­ë shumë të rëndësishm­e që lëshohet nga Qendra Europiane për një projekt të financuar nga Bashkimi Europian". Trajnimin e udhëhoqi drejtorja ekzekutive e Qendrës Europiane, PhD. Ina Xhepa, e cila trajtoi para studentëve rëndësinë e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, rolin, mënyrën dhe procedurat e funksionim­it të Gjykatës Europiane së të Drejtave të Njeriut, duke marrë raste konkrete nga jurisprude­nca e kësaj gjykate. Xhepa rrëfen arsyen përse qendra që drejton zgjodhi pikërisht "Luarasin" për të ndarë këto dije të thelluara. "Kemi përzgjedhu­r ' Luarasin' si një ndër universite­tet më prestigjio­ze të arsimit të lartë në Shqipëri për të trajnuar studentët mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut", nënvizon drejtorja ekzekutive e qendrës. Më të ekzaltuar për këtë privilegj janë studentët, të cilët pohojnë se cekja e këtyre tematikave konkretish­t, i ndihmon shumë në rrugën e tyre të dijes. "Ne, studentëve të vitit të parë, na jep shumë mundësi të reja ky trajnim. Realisht i kemi studiuar edhe më parë këto tema, por në praktikë ato janë edhe më të prekshme", rrëfen një studente e "Luarasit". Pjesë e trajnimit ishin rreth 30 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët në përfundim u pajisën edhe me certifikat­a.

 ??  ?? Gjatë trajnimit treditor me studentët e “Luarasi”
Gjatë trajnimit treditor me studentët e “Luarasi”
 ??  ?? Trajnimi me studentët e “Luarasi”
Trajnimi me studentët e “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania