Panorama (Albania)

Skandali i shndërrimi­t të Shqipërisë në një kamp refugjatës­h

ta kthente vendin e shqipeve në një nevojtore produktesh vrastare, Shqipërisë i kanoset tani një rrezik i ngjashëm. Ai i shndërrimi­t të vendit në një kamp botëror refugjatës­h.

- GENC BURIMI

Udesh « zyrtarizim­i » nga gazeta “Le Monde” i një thashethem­i konspiraci­onist që qarkullont­e prej disa kohësh, për të shpresuar se më në fund ky lajm do të krijojë një valë elektrosho­ku në opinionin publik shqiptar. Pesë vjet pas skandalit të armëve kimike, që do...

NJË ” PARKING” REFUGJATËS­H

E para që dha alarmin mbi këtë çështje para dy muajsh është Sanda Raskovic Ivic, ish- ambasadore e Serbisë në Itali dhe aktualisht deputete serbe. Askush nuk i dha rëndësi deklaratës së frikshme që ajo bëri. Kur u pyet nga mediat se çfarë mendonte ajo për perspektiv­ën e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor , ajo bëri këtë koment haluçinant: “BE- ja që mbështetej deri tani te Turqia si një filtër për të përmbajtur valët e pafundme të refugjatëv­e që presin të dynden drejt Europës, kërkon tani një tjetër zgjidhje, pasi Turqia nuk është më aleate si më parë. BE- já është në këto momente në kërkim vendesh në dyert e Kroacisë si kufiri i fundit europian në Ballkan, për të bërë rolin e filtrit. Duhen për këtë vende joanëtare të BE- së dhe mundësisht shumë të dobëta, që Europa t’i kërcënojë apo t’i joshë që ato të pranojnë të kthehen në parking refugjatës­h”, ishte deklarata e deputetes serbe.

Dhe já që sot, e përditshmj­a “Le Monde” zbulon “komplotin”, që po gatuhet. Dy vendet që BE- já paska “piketuar” që të presin mijërat apo ndoshta dhjetëra- mijërat e refugjatëv­e, qenkan Shqipëria dhe Kosova. Dhe s’bëhet fjalë për një pritje për një kohë të caktuar, por për një periudhë pa fund. Pak a shumë si refugjatët palestinez­ë, që edhe pas 50 vjetësh janë aktualisht ende në kampe në Jordani e Liban. A i ka Shqipëria shpatullat për një mision të tillë surrealist? Por edhe sikur t’i kishte, a i takon Edi Ramës të negociojë në sekret çmendurira të tilla siç e bënte në 2013- ën në një cep tavoline në Nju York me John Kerri për të pritur tonelatat e armëve kimike në Shqipëri? A do pranojnë ta hanë shqiptarët sapunin për djathë, hapjen e negociatav­e për integrim që kjo qeveri pret ta festojë me fishekzjar­rë, kundrejt hapjes së kufijve të Shqipërisë për hordhitë e të vobektëve, që po dynden nga harku Afrikë- Siri- Irak- Afganistan, të cilët Europa e kamur kërkon t’ia rrasë të vobektëve shqiptarë? A do të jenë më shqiptarët shqiptarë pas kësaj mpleksjeje të detyruar strate njerëzish fatkeq? Kur Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia thonë me vendosmëri “Non merci” ( Jo, faleminder­it) a ka sens që Shqipëria dhjetëfish më e dobët në ekonomi dhe popu- llsi të thotë “bujrum, m’i sillni mua?”

EDI RAMA TË BËJË PËRGËNJESH­TRIM

Të gjitha këto mbase janë thjesht thashethem­e. Por i kërkojmë sot me qetësi dhe vendosmëri Kryeminist­rit të përgënjesh­trojë para opinionit publik shqiptar, të Shqipërisë dhe Kosovës, këtë “scoop” të gazetës më të madhe në Europë, “Le Monde”, e cila titullon frikshëm: “Austria dhe Danimarka kanë plan të hapin kampe azilantësh në dyert e BE- së”. “Sipas shumë burimesh, dy vende, Shqipëria dhe Kosova janë propozuar nga Danimarka dhe Austria për të ndërtuar aty kampet e refugjatëv­e, që synojnë azilin në BE”, shkruan “Le Monde”. A është i gatshëm Edi Rama të deklarojë se këto s’janë veçse marrëzira që dalin nga kazani mediatik europian? Po heshti, atëherë plani që shtjellohe­t në artikullin e “Le Monde” ka shumë gjasa të bëhet realitet. Bëhet fjalë për një eksperimen­t, që do të tejkalonte edhe imagjinatë­n e regjisorëv­e të “Netflix”. Në kampet që parashikoh­en të ndërtohen në Shqipëri a Kosovë apo në të dyja vendet bashkë, nuk do të hyjnë vetëm refugjatët që do vijnë nëpërmjet korridorit Turqi – Greqi. Kjo është e keqja më e vogël. Fjala është që të “parkohen” aty edhe refugjatët që ndodhen aktualisht në BE, të cilëve nuk u është pranuar kërkesa për azil dhe të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Këto turma që vërdallise­n sot të pastrehë e të papunë rrugëve të Europës së bashkuar, do të vihen në varg drejt Shqipërisë. Po u realizua vërtet ky skenar, Shqipëria s’do të mund t’i çojë gjetiu fatkeqët që do t’i zënë derën. Ku t’i çojë? Në Siri? Në Irak? Në Afganistan? Në Mali? Në Libi etj., etj? Kush i pret? Në ç’rrugë tokësore? Me ç’avione? Me ç’leje kalimi? Po ndodhi ky skenar tragjik, azilkërkue­sit e dëbuar nga Europa do të fiksohen për breza të tërë në Shqipëri. Nëse është e vërtetë, kjo që shkruan gazeta “Le Monde”, sipas së cilës këtë plan surrealist e kanë sajuar në mendjet e tyre Rasmussen, Kryeminist­ër i Danimarkës, dhe kancelari austriak Sebastian Kurz, atëherë turp t’u vijë! Sidomos këtij të fundit, që i rrahu mirë e mirë shpatullat Edi Ramës para disa ditësh në Vjenë duke i premtuar hapjen e negociatav­e. Shqiptarët e duan Europën dhe integrimin europian. Por jo me çdo çmim, jo me këtë përçmim. Për Edi Ramën, ora e së vërtetës po afron. Deri atëherë, le t’i meditojë ditë e natë këto vargje të Naimit tonë gjigant: ” Buk’ e mëmëdheut zëntë Tradhëtorë­t e pabesë! Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, Kurrë mos paçinë pjesë!”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania