Panorama (Albania)

Balaj: Çaloi loja sulmuese, lojtarët të marrin përgjegjës­i

-

Shkodrani u fut nga stoli me Kosovën dhe ishte i pari që dërgoi topin drejt portës kundërshta­re. Bekim Balaj tregon gjatë se ka çaluar manovra sulmuese dhe se skuadra ka krijuar fare pak raste.

Humbja me Kosovën - "Ndeshja me Kosovën nuk la një shije të mirë te ne dhe te tifozët. Ishte ndeshje miqësore apo vëllazëror­e, e cila do të kalonte më shumë në festë për ne dhe më shumë për ata që na ndoqën në stadium, që si rrallëherë ishin mbështetës të të dyja skuadrave që luanin. Nga vetë rezultati dhe mënyra sesi luajtëm, të lë të kuptosh që mungoi diçka nga ana jonë, ndoshta përqendrim­i e vlerësimi i ndeshjes. Sado miqësore të jetë, te secili nga ne që vesh fanellën e ekipit kombëtar, përqendrim­i dhe vlerësimi duhet të jetë maksimal, pasi përgjegjës­ia është e madhe. Gjithsecil­i nga ne duhet të marrë përgjegjës­i, të shohim përpara dhe që në ndeshjen e radhës të ndryshojmë fytyrë".

Çfarë mungoi - "Ndoshta nga ne u pa si ndeshje për të provuar, sepse janë afruar shumë të rinj dhe ndaj Kosovës ishte një mundësi për të provuar të rinj dhe mënyra të ndryshme loje. Gjithsesi, çdo lojtar nuk ka justifikim kur luan në Kombëtare: Luan me Kosovën apo me cilëndo skuadër, duhet dhe e ka për detyrë që të japë maksimumin".

Nuk shënuam - "Edhe këtë ndeshje po ta shohësh, nuk është se ekipi çaloi në sulm. Mund të them se çaluam në lojën sulmuese sepse krijuam shumë pak. Por po të krijohen raste, Kombëtarja ka lojtarë të aftë të shënojnë e të krijojë rrezikshmë­ri para portës".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania