Panorama (Albania)

Amfiteatri i ri, Veliaj: Gjeneron një qytet me ekonomi më të fortë

-

Pas gati tri dekadash, Amfiteatri i Liqenit Artificial rikthehet fuqishëm për artistë e artdashës, duke ofruar aktivitete çdo natë. Nga ambientet e reja të atij që tashmë do të njihet si Teatri i Hapur i Tiranës, kryebashki­aku Erion Veliaj vuri në dukje se ai do të gjenerojë jo vetëm një Tiranë moderne, por me një ekonomi më të fortë, si rezultat i aktivitete­ve që do zhvillohen çdo natë aty. “Lajmi i mirë është që pothuajse çdo natë do të ketë një aktivitet dhe mbi të gjitha: Ta gëzojmë Amfiteatri­n e rilindur të Liqenit të Tiranës! Ne patëm një sherr shumë të madh këtu te këndi i lodrave, patëm një të tillë më të vogël këtu, por gjithmonë u them njerëzve, atyre që thonë, ‘ ne s’kemi bukë të hamë, ju bëni teatër e bëni koncert’. Nëse qëllimi kryesor i bashkive e qyteteve do të ishte buka, bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Ata që mendojnë se vetëm buka është ajo që na intereson, lajmi i mirë është që ky teatër do të prodhojë edhe më shumë bukë sepse do të prodhojë më shumë ekonomi, do të ketë më shumë artistë që do të kenë aktivitete, prej tyre do të gjenerohet turizmi në Tiranë”. Kryetari i bashkisë u ndal edhe në punën e tij dhe administra­tën që drejton për tre vite, duke lajmëruar të tjera projekte transformu­ese për Tiranën në vitin e fundit të mandatit. “Ne, për pak ditë mbushim 3 vite që kur skuadra jonë mori përsipër sfidën që të drejtonim Tiranën. Ditët më të mira, ne i kemi përpara! Ne kemi treguar këtu në Tiranë që kur bashkëpuno­jmë, kur i shtrëngojm­ë dorën njëritjetr­it, kur kemi pak më shumë besim te njëri- tjetri, ne mund të bëjmë mrekulli, gjëra që më përpara mendoheshi­n të pamundura”.

 ??  ?? Dje, gjatë aktiviteti­t
Dje, gjatë aktiviteti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania