Panorama (Albania)

Tritol në apartament biznesmeni­t 30- vjeçar, e ëma përfundon në spital nga tronditja

Lënda plasëse iu vendos para derës së shtëpisë. Terror në pallat, nëna e tij përfundon në spital nga tronditja e fortë

-

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse tritol ndodhi në një pallat në lagjen "Lirim" të Vlorës, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte një biznesmen.

Ngjarja që tronditi banorët dhe vetë familjen e shënjestru­ar ndodhi dje rreth orës 02: 30. Sipas të dhënave të Policisë, lënda eksplozive është vendosur në sheshpushi­min e katit të pestë të pallatit, shumë pranë banesës së Fatjon Batës. Sipas Policisë, bazuar në hetimet e deritanish­me dhe veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, ka qenë pikërisht 30- vjeçari Bata shënjestër e sulmit me lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, jo vetëm në apartament­in e objektivit të sulmit, por edhe te banesat e tjera të pallatit. Mësohet se 30- vjeçari Fatjon Bata jeton bashkë me nënën e tij, e cila pas shpërthimi­t është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës. Ajo është paraqitur në gjendje të rëndë jo për dëmtime të marra nga ngjarja, por për shkak të tronditjes së pësuar. Policia ka nisur hetimet menjëherë për aktiviteti­n e 30vjeçarit, i cili nuk rezulton person me precedentë penal apo problemati­k për Policinë, çka ka vështirësu­ar edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se Bata disponon një subjekt tregtar në bulevardin Vlorë- Skelë, kryesisht me rroba. Sipas të dhënave, grupi hetimor aktualisht është përqendrua­r në dy pista, atë të ndonjë konflikti të të riut në ditët e fundit për shkaqe personale, si dhe për shkak të konkurrenc­ës. Të dyja këto pista tashmë janë duke u hetuar, ndërsa në pyetje është marrë edhe 30vjeçari, i cili në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë në banesë.

Burime të Policisë bënë të ditur se gjatë marrjes në pyetje, Bata është shprehur për hetimorët se nuk ka dijeni për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. Ai është shpre- hur se nuk ka konflikte me persona të tjerë, duke e përjashtua­r këtë si pistë. Por pavarësish­t dëshmisë së dhënë prej tij, Policia bëri të ditur se nuk përjashton konkurrenc­ën dhe as atë të konfliktev­e si shkak i shpërthimi­t që tronditi të gjithë banorët e pallatit. Ata janë zgjuar të alarmuar, teksa në vend mbërriti në një kohë të shpejtë edhe Policia e Vlorës. Më e traumatizu­ar për ngjarjen ka qenë nëna e 30vjeçarit, e cila nuk e ka përballuar dot dhe përfundoi në spital. Sipas të dhënave të Policisë, në zonën ku ka ndodhur shpërthimi nuk ka pasur kamera sigurie që mund të çonin në identifiki­min e autorit. Paraprakis­ht, blutë bënë të ditur se sasia e tritolit ka qenë rreth 200 gramë. Në pallat janë dëmtuar mure, dyer e xhama.

Policia nuk përjashton konkurrenc­ën dhe as atë të konfliktev­e si shkak i shpërthimi­t që tronditi të gjithë banorët e pallatit. Ata janë zgjuar të alarmuar, teksa në vend mbërriti edhe Policia. Më e traumatizu­ar për ngjarjen ka qenë nëna e 30- vjeçarit, e cila nuk e ka përballuar dot dhe përfundoi në spital

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi
Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi
 ??  ?? Fatjon Bata, i dyshuar si shënjestra
Fatjon Bata, i dyshuar si shënjestra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania