Panorama (Albania)

“Dokumenti amerikan: vdekje fëmijësh dhe çnderime grash”

Dëshmitë e ish- të internuarv­e: Policët që shërbenin në kamp kanë përdorur keq çdo vajzë të bukur aty

-

shë të ngordhura. Kjo solli si rezultat përhapjen e një epidemie në kampe, 7- 8 vdekje të përditshme, shumica fëmijë. Një nënë nga Elbasani, tha Hoxha, humbi 5 nga 6 fëmijët e vet brenda 6 muajve. Kur u çua kampi në Tepelenë, gjendja u bë më e keqe. Hoxha mori pjesë në funeralin e 318 myslimanëv­e dhe gjatë 20 muajve të internimit të tij në kamp, vdiqën 1.200. Nëpunësit e kampit, një ditë, vendosën të heqin varrezat nga një fushë afër kampit për tek ura e Bençës. Sipas kësaj, banorët, burra e gra, u detyruan të gërmojnë varret e atyre që sapo ishin varrosur dhe t’i rivarrosni­n në vendin e ri. Ky veprim i dha shkas hapjes së një epidemie të re dhe shkalla e vdekjes në kamp u rrit. Kushtet e punës në kamp ishin tmerruese, njofton Hoxha. Shumë banorë, pavarësish­t nga kushtet ndërmjet tyre, duhet të mbanin në kurriz gjysmë metër kub dru nga një pyll 5- 6 kilometra larg nga kampi. Të tjerët, po nga ajo distancë, mbanin material për 70 shtylla për tek ura e Bençës. Nëpunësit e kampit ishin të pamëshirsh­ëm në detyrimin e banorëve, të përballoni­n punën prej skllavi. Dënimi kundër të pabindurve ishte i egër. Dënimi më i zakonshëm ishte lidhje e individit me tel të fortë, derisa t’i takonte kockat dhe pastaj mbyllej në një qeli për një kohë të pacaktuar.

Praktikish­t nuk kishte parashikim­e për kujdesin mjekësor në kamp, një doktor vizitonte kampin vetëm me intervale të largëta dhe banorët nuk guxonin të kërkonin kujdes mjekësor, nga frika e reprezalje­ve.

Ata që dërgoheshi­n në spitalin e Gjirokastr­ës, kurrë nuk ktheheshin, zhdukeshin, një dëshmi tjetër mbi kushtet në kampin e Tepelenës qe dhënë nga Gjyste Ndoci, një grua e re shqiptare. Sipas saj, ajo së bashku me fëmijët, Zefi 9 vjeç, Deda 6 dhe Lulja 5 vjeç, ishin arrestuar pas dezertimit nga ushtria të burrit të saj. Në kundërshti­m me faktin se ajo ishte shtatzënë, policia e trajtoi brutalisht në zyrën e Sigurimit të Koplikut. Më vonë, ajo dhe fëmijët e saj u çuan në kampit e përqendrim­it në Tepelenë. Atje, ajo dhe fëmijët e saj, u mbyllën në një barakë të madhe dhe të pistë, ku shumë banorë vuanin nga sëmundje të ndryshme. Ajo qe e detyruar të punonte pa marrë parasysh kushtet e saj fizike. Pas tre muajsh lindi një djalë në barakë, fëmijë i cili vdiq pas 6 muajsh për shkak të pakujdessh­mërisë dhe sëmundjeve. 3 ditë pas vdekjes së fëmijës, ajo dhe fëmijët e saj u urdhëruan të shkojnë në këmbë në një kamp tjetër në Gjirokastë­r. Rrugës, djali i saj, Dedë, vdiq dhe vetë asaj i duhej të hapte varrin në anë të rrugës, ndërsa policët që e shoqëronin, e çnderuan. 4 ditë pas arritjes së saj në kampin e ri, djali më i madh, Zefi, vdiq gjithashtu nga sëmundja. Abedin Zeqiri, që ishte një banues i kampit të përqendrim­it, para se të arratisej në Jugosllavi më 1952, njoftonte se Xhafer Pogaçe, drejtor i këtij kampi, kapte me zor çdo ditë një nga femrat e bukura që banonin aty. Policët që shërbenin në kamp kanë përdorur keq çdo vajzë të bukur në kamp.

Regjimi i sotëm shqiptar, krijoi sistemin e kampeve të përqendrim­it menjëherë sa mori pushtetin në fund të 1944- s... Si rregull, njerëzit nga veriu dërgohen në kampe në jug, sidomos në Tepelenë, Himarë ( Porto Palermo), Fier, Berat etj. Ndërsa njerëzit e jugut internohen në Krujë, Burrel, Kamëz, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në veri. Aty nga 15 shtatori 1947, ish- kryeminist­ri Enver Hoxha pranoi qenien e kampeve të përqendrim­it. Në një fjalim të madh të mbajtur në Shkodër, ai deklaroi se elementët kundërshta­rë ishin të internuar në kampe të tilla. Nga fundi i 1949- s, pas vrasjes së Bardhok Bibës, ministri i Brendshëm, Mehmet Shehu, ndërmori një varg të madh internimes­h. Në një ekspeditë ndëshkimor­e, në këtë krahinë ai hoqi rreth 400 veta nga krahina për në kampet e jugut”. ( AQSh, Fondi 14, Dosja 176 Strukturë, viti 1955).

Po e mbyllim me fjalët e profesor Sami Repishtit nga ShBA: “Në lidhje me Pëllumb Xhufin dhe deklaratat e tij, unë mendoj se ai asht nji figurë tragjike, simbol i mendjeve të mbylluna, i paaftë me dalë jashtë rrethit vicioz, ku e ka hedhë fanatizmi i tij, rezultat i indoktrini­mit në shoqëni dhe në familje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania