Panorama (Albania)

Atentati, ekzekutohe­t me 4 plumba 28- vjeçari, sa ishte kthyer nga Suedia

Viktima Mario Majollari u kthye para 5 muajsh, pasi iu refuzua azili. Dyshohet hakmarrja, i ati vrau dy vetë në vitin 2000

- ETLEVA DELIA

Një 28- vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat në zonën e Kinostudio­s, në Tiranë.

Viktima është Mario Majollari, i cili kishte rreth 5 muaj që ishte kthyer nga Suedia, ku i ishte refuzuar kërkesa për azil. Ngjarja ndodhi rreth orës 20: 25, në një rrugicë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”, fare pranë pallatit ku banonte i riu. Sipas Policisë, viktima ka qenë duke ecur në këmbë, në drejtim të hyrjes së pallatit, kur është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Policia tha se ai ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me, pasi nga këqyrja paraprake në vendin e ngjarjes ka rezultuar se është qëlluar në kokë dhe në trup. Ndërsa atentatorë­t, duke përfituar nga errësira në rrugicën ku kryen krimin, janë larguar me shpejtësi pa u parë nga banorët e zonës. Në vendin e ngjarjes është formuar grupi hetimor dhe janë ngritur pistat e para menjëherë sapo është mësuar identiteti i viktimës. Burimet thanë se nga verifikime­t paraprake nuk ka rezultuar që Mario Majollari të ketë pasur precedentë të mëparshëm. Policia ka dyshime se 28vjeçari mund të jetë vrarë për hakmarrje, pasi i ati ndodhet në burg i dyshuar për vrasjen e dy personave.

NGJARJA Rreth orës 20: 25, Policia e Tiranës është lajmëruar përmes një telefonate në sallën operative, për të shtëna me armë zjarri në zonën e Kinostudio­s. Menjëherë në vendngjarj­e janë nisur shërbimet më të afërta të Komisariat­it nr. 4, që kanë konstatuar trupin e pajetë të një të riu. Brenda pak minutash viktima është identifiku­ar si Mario Majollari, 28 vjeç, banor në pallatin pranë vendit ku u qëllua për vdekje. Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja arme zjarri, që dyshohet të jetë pistoletë tip “TT”. Burimet thanë se viktima është qëlluar në kokë dhe në trup e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëher- shme. Atentatorë­t kanë shfrytëzua­r momentin kur në zonë nuk kishte shumë lëvizje. Në rrugicën me ndriçim të dobët nuk ka pasur lëvizje në momentin e krimit, kjo edhe për arsye se në atë moment po luheshin ndeshjet e “Champions League” dhe rrugët ishin të boshatisur­a, pasi banorët ishin nëpër lokale duke parë ndeshjet. Banorët e zonës u shprehën mbrëmë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat dhe nuk kanë parë asgjë. Ndërsa autorët, që ende nuk dihet se sa persona mund të kenë qenë, janë larguar përmes rrugicave të errëta, dyshohet me një automjet. Nga verifikime­t paraprake të disa kamerave sigurie të bizneseve përreth, autorët mendohet të jenë larguar në drejtim të rrugës “Myslym Keta”, për të humbur gjurmët përfundimi­sht në zonën e Tufinës. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në disa zona kryesore.

HETIMI Deri tani, pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet është ajo e vrasjes për hakmarrje, pasi i ati, Avni Majollari, ndodhet në burg, i dënuar përjetë, për vrasjen e dy personave në vitin 2000. Kjo edhe për arsye se viktima Mario Majollari nuk rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë apo të ketë pasur probleme. Nga deklarimet që u janë marrë disa dëshmitarë­ve, rezulton se ai kishte vetëm 5 muaj që ishte kthyer, pasi që prej vitit 2015të kishte qëndruar në Suedi. Ai kishte kërkuar azil me pretendimi­n se në Shqipëri i rrezikohej jeta, madje duke deklaruar se kishte marrë edhe kërcënime, por kërkesa i ishte refuzuar. Kjo ishte arsyeja pse ai kishte vendosur të kthehej në Shqipëri. Por nga të dhënat e siguruara në rrugë operative nga Policia, gjatë kësaj periudhe që ndodhej në Tiranë, ai nuk ishte përfshirë në ndonjë konflikt dhe njihej si person i qetë në zonë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja në Kinostudio
Vendi ku ndodhi ngjarja në Kinostudio
 ??  ?? Viktima, Mario Majollari
Viktima, Mario Majollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania