Panorama (Albania)

ANALIZA E TE ARDHURAVE

-

Ditën e sotme në orën 10: 00 do të mbahet seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it për gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva.

Ai është gjyqtari i radhës që i nënshtrohe­t rivlerësim­it dhe një ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, institucio­ni që do të zëvendësoj­ë pas reformës KLD- në. Trezhnjeva, ashtu sikurse edhe gjyqtarja e Kushtetues­es që e kaloi vetingun, Vitore Tusha, ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka qenë më parë kryetar i Gjykatës së Apelit të Shkodrës dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. BIRN ka bërë një analizë të thelluar të pasurisë së tij, e cila është një ndër tri shtyllat e rivlerësim­it për gjyqtarët, krahas integritet­it të figurës dhe aftësive profesiona­le. Bazuar në raportin e prodhuar nga BIRN pas administri­mit të deklaratav­e të Trezhnjevë­s nga ILDKPKI, del se gjyqtari zotëronte një pasuri familjare me vlerë 9.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2014- të kjo pasuri ka arritur në 39 milionë lekë ose ka një rritje me 4.3. Shtesa mesatare vjetore e pasurisë familjare nga viti 2003 deri në vitin 2014- të ka qenë 2.7 milionë lekë. Të ardhurat familjare të deklaruara nga z Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshor­tes, e cila zotëron një farmaci. Përveç analizës për rritjen/ uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/ logjik të deklarimev­e të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që janë identifiku­ar gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik- logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifik­uar prej 4.1 milionë lekësh, sipas BIRN- it. Në analizë u morën në konsiderat­ë edhe llogaritë bankare në emër të aktiviteti­t privat të bashkëshor­tes së Trezhnjevë­s, të Nga 11 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik- logjik, dy deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifik­uar prej 4.1 milionë lekësh. Të ardhurat familjare të deklaruara nga zoti Trezhnjeva e kanë origjinën në 49.6 % nga paga e tij për shkak të detyrës dhe 50.4 % nga aktiviteti privat i bashkëshor­tes, e cila zotëron një farmaci. cilat gjenden në deklaratat që ai ka dorëzuar në ILDKPKI, ndonëse nuk janë objekt i deklarimit të pasurisë. Si “flamuj të kuq” janë identifiku­ar gjithashtu edhe gjendja akumulativ­e në kesh prej 3.1 milionë lekësh në fund të vitit 2014- të apo luhatje e vlerave të likuiditet­eve në bankë. “Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistiko­re të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik”, shkruan BIRN. Kështu, sipas deklaratav­e të pasurisë, rezulton se 49.5 % të të ardhurave, Trezhnjeva i ka përfituar nga pagat dhe shpërblime­t që rrjedhin nga funksioni dhe llogariten në 16,877,582 lekë. Ndërsa pasuria prej 17,135,230 lekësh ka ardhur nga të ardhurat e aktiviteti­t privat të bashkëshor­tes së tij, e cila zotëron një farmaci. Këto të ardhura përbëjnë 50.4 %. Gjithashtu, gjyqtari numëron 3,329,288 lekë pasuri të luajtshme dhe 23,315,640 lekë pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania