Panorama (Albania)

Ahmetaj: Biznesi nuk ka kosto shtesë, çmimet nuk rriten

Ministri për vendimin e 2009: Opozita gënjen biznesin, Berisha e Bode autorë të uljes së pragut

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ripërsërit­i dje se ulja e pragut të TVSH- së nuk do të rrisë kostot administra­tive të biznesit të vogël dhe çmimet për qytetarët.

Kreu i Financave, Ahmetaj, gjatë konferencë­s për shtyp deklaroi se efekti i vetëm i përfshirje­s së biznesit të vogël në skemën e TVSh- së, është formalizim­i i ekonomisë. Ministri Ahmetaj akuzoi opozitën se po përdor biznesin për të përfituar politikish­t. “Ju ftoj të jepni një çmim të rritur në dyqanet e lagjeve apo në supermarke­tet e mëdhenj që nga 1 prilli. Ajo që ne kemi thënë, që nuk ka rritje çmimesh është fakt, do të jetë fakt në vazhdimësi. Gënjejnë kur thonë do rriten çmimet. Fakti sot, prilli i tregon gënjeshtar­ë. Çmimet janë ato, është tregu që i komandon çmimet dhe 20% i TVSH- së ka qenë gjithmonë në çmim dhe e ka paguar konsumator­i. Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar. Është e natyrshme që për sipërmarrj­et e vogla, do të jetë një deklarim shumë i thjeshtë, me mbushjen e katër kutive të deklaratës, asgjë tjetër, ashtu siç bëjnë çdo tre muaj rëndom deklarimin për sigurimet shoqërore. Pra, sërish opozita e paditur gënjen, gënjen qëllimisht sigurisht, e quajnë vitin 2017- të vitin e protestave me veten, në fakt. Gënjejnë kur thonë që do të rriten kostot. Kemi pyetur zyrtarisht. Kemi bërë sondazhe në të gjithë Shqipërinë dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen dhe që janë modeste, rreth 15 mijë lekë në vit, për deklarimin, janë të zbritshme,”, u shpreh Ahmetaj. Ministri sqaroi se vendimi për uljen e pragut ka qenë i hershëm. “Është shumë e rëndësishm­e që t’u sjell kronologji­në për të treguar me gisht gënjeshtar­ët, ata që dje gënjyen një grup biznesmenë­sh të vegjël, jo të gjithë sepse shqiptarët nuk janë budallenj, kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5. Këtu kam një vendim të Këshillit të Ministrave, të datës 21.09.2009, të bërë nga Sali Berisha, të firmosur nga Ridvan Bode. Ky vendim ka ulur pragun nga 8 milionë në 5 milionë. Ja ku është fakti, ku vendimi i qeverisë është bërë nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël, ata që sot tentojnë të gënjejnë në humbëtirën e tyre politike një grup sipërmarrë­sish, që sigurisht janë të mençur për të kuptuar se cila është e vërteta. E dyta, kam dhe një draftvendi­m, po të së njëjtës qeveri, Sali Berisha, për ta bërë nga 5 në 2. Dy vendime në protokoll të Ministrisë së Financave”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave sqaroi se 99 për qind e TVSh- së mbulohet nga biznesi i madh dhe kjo përqindje do të vazhdojë të mbetet e pandryshua­r. “Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH- së. Kjo shumë përfaqëson vetëm 0.08 % të totalit të TVSH- së së mbledhur nga Tatimet dhe Doganat. 99.2 % e totalit të TVSH- së që vjen në buxhetin e shtetit mblidhet nga biznesi i madh. Logjika nuk është për t’u fokusuar te biznesi i vogël, logjika është të fokusohemi te biznesi i madh dhe të kemi në fokus transaksio­net e biznesit të vogël. Thelbi i punës sonë nuk është dyqani 20 m2 apo kafja poshtë shtëpisë. Thelbi i punës është biznesi i madh dhe bizneset që shtiren të vogla, por që në fakt janë biznese më të mëdha se çfarë deklarohen”, shpjegoi ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Ministri i Financave, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania