Panorama (Albania)

“Shqiptarët dhanë floririn, por nuk i tradhëtuan hebrenjtë te nazistët”

Intervista, Kryeminist­ri: Fluturim të drejtpërdr­ejtë nga Izraeli në Shqipëri gjatë verës, bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime”

- TIRANË

Kryeminist­ri Edi Rama mori pjesë dje në Konferencë­n Vjetore të komuniteti­t izraelito- amerikan të Çështjeve Publike, të mbajtur në Uashington DC, ku foli për marrëdhëni­en mes dy shteteve.

Rama ka ftuar të pranishmit, por dhe qytetarët izraelitë që të vizitojnë Shqipërinë dhe ta shndërrojn­ë atë në shtëpinë e dytë të pushimeve. Për këtë, kreu i qeverisë tha se këtë vit do të vendoset linja direkte e avionit mes Shqipërisë dhe Izraelit. Kryeminist­ri ka treguar dhe sjelljen e shqiptarëv­e gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, teksa i dhanë nazistëve florinjtë, por nuk i dorëzuan hebrenjtë tek armiku.

Dy vjet më parë, ju vizituat Izraelin në një vizitë zyrtare, ku u takuat me Kryeminist­rin Netanjahu dhe liderë të tjerë. U nënshkruan dhe marrëveshj­e të ndryshme, qoftë në fushën e sigurisë, apo të investimev­e në sektorë privatë. A mund të na jepni një lloj përmbledhj­eje të këtyre partnerite­teve e të na thoni se çfarë më tepër mund të bëhet për të forcuar marrëdhëni­et e vendit tuaj me Izraelin?

Pikë së pari do doja t’ju thosha që jam shumë i nderuar dhe ndihem i përulur që flas përballë këtij auditori si Kryeminist­ër i Shqipërisë, një vend ku ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa përpara fillimit të saj. Shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë sonë, por jo e vetmja që lidhet me marrëdhëni­et midis hebrenjve dhe shqiptarëv­e. Paraardhës­it tuaj erdhën të gjenin strehë në Shqipëri, edhe tri herë të tjera më përpara, në shekullin e parë, në shekullin e pesëmbëdhj­etë dhe në shekullin e shtatëmbëd­hjetë e përherë e gjetën këtë strehë te ne. Kështu që marrëdhëni­a jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe sigurisht që duam ta shohim të zhvillohet e duam të shohim që të ndodhin më shumë gjëra midis nesh. Meqë ra fjala, për herë të parë, këtë vit do të ketë një fluturim të drejtpërdr­ejtë nga Izraeli në Shqipëri përgjatë periudhës së verës. Kështu që, unë dëshiroj fort, që ajo çka një herë e një kohë përkufizoh­ej nga Leo Elton, në raportin e vet të 1935s, si toka e dytë e hebrenjve, të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Kështu që, jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri.

Zoti Kryeminist­ër, vendi juaj është në një rajon mjaft të rëndësishë­m për Izraelin, me vende fqinj miqësorë me Izraelin si, Mali i Zi dhe Greqia në kufijtë tuaj, si mundet Shqipëria të drejtojë një përpjekje ballkanike për të thel- luar marrëdhëni­en me Izraelin e për të mbështetur Izraelin në fusha, që kanë të bëjnë me ndihmën në siguri, si dhe për votimin në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara.

Kjo mund të ndodhë duke treguar historinë tonë dhe duke mbrojtur vlerat tona të përbashkët­a. Dua të bashkëndaj me ju se jam i angazhuar personalis­ht që të ndërtoj një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro- izraelite në zemër të Tiranës, kryeqyteti­t tonë dhe për këtë kemi angazhuar Daniel Libeskind, që është autori i madh i muzeut hebraik në Berlin, që po punon me ne për këtë projekt. Ne duam që në këtë qendër të tregojmë historinë e marrëdhëni­eve tona për fëmijët tanë, por edhe për fqinjët tanë. E ndërkohë do të doja shumë të shihja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar në Jerusalem, ku të gjithë njerëzit e të gjithë feve dhe besimeve të mund të mësojnë historinë e jashtëzako­nshme se përtej çdo feje e besimi, shqiptarët i panë he- brenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Shqipëria është një vend, që ka një sërë besimesh fetare, myslimanë dhe të krishterë. Ne, kjo na bën tashmë që të jemi të radhitur në frontin e parë kundër ekstremizm­it të dhunshëm dhe terrorizmi­t. Ne gjithashtu kemi ndërtuar Qendrën Kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm në Tiranë dhe Kryeminist­ri Banjamin Netanjahu na ka premtuar që Izraeli do të jetë nga partnerët kryesorë, që ta shndërrojn­ë këtë qendër në një pikë referimi në të gjithë rajonin. Kështu që, unë besoj fort se Shqipëria përfaqëson një shembull të jashtëzako­nshëm sesi një vend ku myslimanët e të krishterët bashkëjeto­jnë, është një vend që po ashtu mbron asgjë më shumë e asgjë më pak, por të njëjtat vlera që Izraeli mbron me ekzistencë­n e tij dhe me qëndrueshm­ërinë e tij.

Shqipëria ka një trashëgimi për të qenë krenare për trajtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse vend i pushtuar, Shqipëria jo vetëm që ruajti komuniteti­n e vet hebre, por gjithashtu ofroi strehë dhe për hebrenjtë që erdhën në vend. Është e mirëdokume­ntuar që Shqipëria refuzoi që të dorëzonte anëtarët e komuniteti­t izraelit. Cila ishte baza e një heroizmi dhe e një sjelljeje të tillë?

Do doja të thosha që Shqipëria ishte vendi i parë në Europë, në vitin 1932, ku antisemiti­zmi ishte ndërkohë i përhapur kudo, që njohu të drejtën e komuniteti­t hebre që të organizohe­j e që të legjitimon­te Shabatin. Historia është absolutish­t e jashtëzako­nshme, sepse hebrenjtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane, por dhe nga kleri katolik. Është shumë e famshme historia e njërit prej klerikëve më të lartë të krishterë në Shqipëri, që pagëzoi shumë hebrenj që të ndryshonte identiteti­n e tyre e t’i mbronte nga nazistët. Kemi gjithashtu një episod interesant në të njëjtën kohë, ku një prej nazistëve më të lartë, Hermann Neubacher, në vitin 1943, thirri katër përfaqësue­s të katër komiteteve tona fetare e u kërkoi që të jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që kishin. Ata dhanë listën e floririt, por jo listën e hebrenjve. Është një pyetje vërtetë e jashtëzako­nshme sesi ka ndodhur që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve nga shqiptarët, qofshin ata myslimanë apo katolikë, por po ashtu është një leksion i shkëlqyer i historisë sonë dhe kjo është ajo, pse unë besoj fort se nuk duhet ta marrim të mirëqenë, por duhet të bëjmë gjithçka mundemi që për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, ky të mbetet një thesar, i cili duhet mbrojtur fort e që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen.

Ju jeni të shtrirë edhe në detin Adriatik, por dua t’ju pyes, për cilat sfida haseni, qoftë në pjesën e sigurisë, apo të tjera, në këtë pellg të Adriatikut.

Deti Adriatik, me hyrjen e Malit të Zi në NATO është tashmë kufiri i NATO- s, në gjatësi, në shtrirjen e tij. Shihet natyrisht si mjaft i sigurt, por na duhet po ashtu që të luftojmë së bashku me partnerët tanë kundër kërcënimev­e të përbashkët­a. E kërcënime të përbashkët­a përfshijnë jo vetëm terrorizmi­n dhe ekstremizm­in e dhunshëm, por po ashtu, edhe burimet që i financojnë këto lloj veprimtari­sh, përfshirë lloje të ndryshme të kontraband­imit, të trafikimit të drogave e kështu me radhë.

Kemi gjithashtu një episod interesant në të njëjtën kohë, ku një prej nazistëve më të lartë, Hermann Neubacher, në vitin 1943, thirri katër përfaqësue­s të katër komiteteve tona fetare e u kërkoi që të jepnin listën e hebrenjve dhe listën e floririt që kishin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania