Panorama (Albania)

Një luftë, një piano, shumë kafshë... “Ura në mjegull”

-

MURIEL BARBERY është romanciere dhe mësuese filozofie franceze. Lindi më 28 maj 1969 në Kazablanka të Marokut, por bashkë me prindërit u shpërngulë­n në Francë kur ajo ishte vetëm dymuajshe. Studioi në Liceun Lakanal, ndoqi studimet në Ecole Normale Supérieure të Fontenay- Saint- Cloud- it në vitin 1990 dhe u diplomua për filozofi në vitin 1993. Më pas ajo dha filozofi në Universite­tin e Burgonjës dhe në Saint- Lô IUFM ( kolegji për trajnimin e mësuesve). Pasi e la punën, jetoi për dy vjet në Japoni ( 2008- 2009). Aktualisht jeton në Evropë.

“Ura në mjegull”, ky romani i ri i Muriel Barbery- t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12- vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësis­ht një botë të fshehtë elfësh.

Çfarë kanë të përbashkët vogëlushja Maria, e cila jeton në një fshat të thellë të Burgonjës, dhe një tjetër vajzë e vogël, Klara, e cila rritet në Abrucio të Italisë në të njëjtën kohë me Marian dhe që më pas dërgohet në Romë për të zhvilluar talentin e saj të jashtëzako­nshëm për muzikën? Në dukje, pak gjëra. Megjithatë, mes tyre ekziston një lidhje sekrete: secila me mënyra të ndryshme është në kontakt me botën e elfëve, me botën e artit, të shpikjes, të misterit; gjithashtu edhe me atë të osmozës me natyrën, që u jep jetës së njerëzve thellësinë dhe bukurinë e saj. Mirëpo, një kërcënim i madh nga një elf batakçi rëndon mbi racën njerëzore dhe, vetëm Maria dhe Klara janë në gjendje që, përmes bashkimit të dhuntive të tyre, të prishin planet e tij. Dy vogëlushev­e, pasi bashkojnë forcat, do t’u duhet të zhvillojnë një betejë të gjatë.

Libër i çuditshëm: një luftë, një piano dhe shumë kafshë magjike në botën e elfëve, që zbulojnë dy vogëlushet protagonis­te. Një tjetër histori e mrekullues­hme, elegante dhe që të jep kënaqësi për dashurinë, për fuqinë e rrëfimit dhe për lidhjet mes natyrës dhe njeriut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania