Panorama (Albania)

Gol si Maradona e penallti si Krujf, Mesi magjeps botën

-

Zot i futbollit, Mesi është nga një tjetër planet. Një tjetër perlë e mjeshtërit me numrin 10, i cili tregon se është një lojtar “Play Station”- i. Mesi është ‘ Moxarti’ i futbollit, ajo që bën në fushën e lojës është art më vete. Repertori i spektaklit të tij nuk ka fund dhe golat e shumëllojs­hëm vazhdojnë të shtohen njëri pas tjetrit. Ndaj Gironës arriti të shënonte një gol brilant nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin poshtë këmbëve të murit mbrojtës. Një gol i tillë i mungonte deri tani. Në 16 nëntorin e vitit 2013, Mesi hodhi një hap drejt ndryshimit të futbollit. Zbriti në fushën e lojës për herë të parë me fanellën katalanase dhe nga ajo kohë, ai ka lënë gjurmë në këtë sport. Kanë kaluar 5216 ditë, por klasi i Mesit nuk është shteruar. Argjentina­si u shfaq spektakola­r ndaj Zaragozës në 21 mars të vitit 2010. Mori topin në mesfushë dhe dribloi çdo kundërshta­r për të shënuar një gol spektakola­r.

Sombrero- Në listën e golave të paharruesh­ëm nuk mund të mungojë sombrero ndaj portierit Almunia të Arsenalit, në vitin 2011. “Pleshti” çuditi portierin duke e lënë të kuptohej se do të godiste, por në fakt e kaloi atë dhe pastaj goditi me portën e boshatisur. Një “vepër” që vlen më shumë se nota 10.

Gol me kraharor- Dikush mund ta ketë harruar, por jo Leo Mesi. Në finalen e Botërorit të klubeve në vitin 2009, argjentina­si shënoi golin e fitores dy minuta nga fundi, me kraharor. I kalon bukur mbrojtjes kundërshta­re dhe krosimin e dërgon në rrjetë.

Fluturimi në Romë- U ngrit në qiellin e Romës për ta dër- guar pas shpinës së Van Der Sarit në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2008- 2009. Golat me kokë nuk janë pika e tij më e fortë, por këtë herë ia doli t’i surprizont­e të gjithë.

Tërboi Realin- Një, dy, tre, katër, pesë. Driblon të gjithë mbrojtësit e Realit dhe i shënon Kasijasit në gjysmëfina­let e Ligës së Kampionëve në vitin 20102011. Të gjithë u ngritën në këmbë.

Si Maradona- Nuk mund të mungonte një gol në stilin e Maradonës, ku merr topin në fushën e tij dhe kalon kundërshta­rët me shpejtësi dhe me klas. Goli u shënua ndaj Getafes në gjysmëfina­len e Kupës së Mbretit në sezonin 2006- 2007.

Leksion BoatengutM­ënyra sesi e dribloi dhe e rrëzoi në tokë mbrojtësin e Bajernit ishte mahnitëse dhe më pas, topin e kaloi pas shpinës së Nojerit. Një panoramë e paharruesh­me, që bëri bujë në rrjetet sociale.

Art me Bilbaon- Ishte minuta e 24- t kur Mesi mori topin në mesfushë. Me shpejtësin­ë e një djaloshi dhe me zhdërvjell­tësinë që nuk i mungon kurrë, arriti të shkonte me topin deri në zonën kundërshta­re për ta shndërruar në gol.

Penallti si Krujf- Këtë herë nuk shënoi, por dha asist nga pika e bardhë e penalltisë. Të gjithë pritën që ai të godiste, por e prek topin për t’ia pasuar Suarezit, duke kujtuar edhe një herë penalltinë e legjendës Krujf.

Përgatiti: Gentjan Alinani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania