Panorama (Albania)

ÇFARË QËNDRIMI KA NË KOSOVË

-

Analistët në Kosovë nuk besojnë se zyrtarët e vendit do të mund të përmbushni­n këto kërkesa të Beogradit, siç pretendohe­t në artikullin e “Blic”. Sepse të gjithë në Kosovë presin vetëm diçka nga Serbia: njohjen e pavarësisë së Kosovës. Edhe nëse kjo nuk mund të ndodhë tani, do të ndodhë më vonë, por është shumë e rëndësishm­e që Kosova të mos kënaqet me një ulëse pa shtetësi në Kombet e Bashkuara, një zgjidhje që do të hapte një betejë në të ardhmen mbi statusin e Kosovës në organizata­t ndërkombët­are. diskutohet që Kosovës t’i jepet një ulëse në OKB, ndërsa serbëve të Kosovës t’u jepet autonomi, Kisha Ortodokse Serbe dhe qytetarët e etnisë serbe të kenë një status të veçantë. Sipas të përditshme­s serbe, “Blic”, zyrtarët serbë e ata të Kosovës asnjëherë s’kanë qenë më të gatshëm për kompromis siç janë dy muajt e fundit. “Koha. net” shkruan se kjo gazetë citon Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të thotë se “të arrish marrëveshj­e për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Prishtinën, është të shohësh nga e ardhmja”, ndërsa Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçin, e citon të ketë thënë se, “nuk është reale në këtë moment të pritet që Serbia të njohë Kosovën”, por ai beson se këtë vit do të arrihet marrëveshj­a me Serbinë, e cila “nuk do të thotë njohje e pavarësisë, por që Prishtinës t’i bëhej e mundur ulësja në Kombet e Bashkuara”. Nëse kjo marrëveshj­e nuk arrihet, Serbia do të humbiste anëtarësim­in në BE, ndërsa Kosova depërtimin në skenën ndërkombët­are. Dr. Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Stefan Surliç, shpreson që serbët e Kosovës të fitojnë autonomi të gjerë. Në “Blic” ai ka thënë se, Serbia duhet të insistojë për këtë, por edhe për pronësinë e ndërmarrje­ve në Kosovë dhe mbrojtjen e trashëgimi­së kulturore. “Nëse Serbia fiton Trepçën, Gazivodën, Brezovicën, kjo do të ishte gjë e mirë për njerëzit ( serbët – sqarimi ynë), që jetojnë në Kosovë e Metohi, meqë këto ndërmarrje janë vitale për ekzistencë­n e tyre në Krahinën Jugore Serbe”, është shprehur ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania