Panorama (Albania)

Izolohen disa zona në Dibër dhe Kukës, qarkullimi me zinxhirë

-

DIBER - KUKES- Reshjet e borës kanë krijuar probleme në disa zona malore të Dibrës, Bulqizës e Matit. Mbi 700 metra mbi nivelin e detit trashësia e borës ka penguar lëvizjen normale të makinave. Rruga Peshkopi- Lurë mbrëmë rezultoi e bllokuar, duke penguar lëvizjen e mjeteve dhe banorëve. Probleme janë krijuar në njësitë administra­tive Kala e Dodës, Selishtë, Trebisht, Ostren, Xibër e Macukull. Sakaq, Policia Rrugore dje ka ngritur shumë postblloqe për kontrollin e mjeteve, që lëvizin në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, duke u kërkuar drejtuesve të tyre të vendosin zinxhirë dhe të lëvizin me kujdes, pasi rreziku për aksidente është shtuar. Po ashtu firmat sipërmarrë­se, që kanë marrë përsipër mirëmbajtj­en e rrugëve, vijojnë të hedhin kripë e skorie në të gjitha rrugët e asfaltuara. Problemet më serioze janë krijuar dje në Bulqizë, pasi era e fortë dhe temperatur­at e ftohta kanë krijuar pengesa të mëdha për lëvizjen normale të automjetev­e. Ndërkaq, reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në qarkullim edhe në autostradë­n e Kombit, ku qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë. Situata pritet të përkeqësoh­et, pasi reshjet kanë nisur pa ndërprerje. Edhe në Qarkun e Kukësit problemati­kat e motit dhe të dëborës kanë prekur më së shumti zonat e thella, ku disa fshatra janë thuajse të izoluara. Probleme me motin paraqiten edhe në disa zona të Librazhdit. Në mjaft akse nacionale në veri të vendit dhe juglindje, ekspertët e qarkullimi­t rekomandoj­në lëvizjet vetëm nëpërmjet zinxhirëve. a. l.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania