Panorama (Albania)

Masat e Rrugores në fundjavë, arrestohen 6 drejtues mjetesh

-

TIRANE - Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës ka vijuar kontrollet me drager e radar, si pjesë e planit të masave për parandalim­in e aksidentev­e dhe ndëshkimin e drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimi­t. Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjetev­e në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandalua­r, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojn­ë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesi­t e tjerë të rrugës. Policia Rrugore e Tiranës e angazhuar për rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore në fundjavë. Policia tha dje se gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 pa leje drejtimi. Janë bllokuar 68 leje drejtimi, 33 për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, 22 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 13 për shkelje të tjera. Policia tha se janë kryer 829 teste alkool, ku ka rezultuar se, 22 shoferë drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 121 kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 686 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/ l. Kontrollit me drager i janë nënshtruar edhe automjetet e transporti­t publik ( taxi), ku 2 prej tyre kanë rezultuar se kishin konsumuar alkool, por brenda limiteve të lejuara. Gjithashtu, në drejtim të shpejtësis­ë, tre drejtuesve të automjetev­e ( taxi), u është tërhequr leja e drejtimit për të dalë në OASH, për shpejtësi tej normave të lejuara si në autostradë, ashtu edhe në rrugët e qytetit. Janë bllokuar 12 mjete për mosshlyerj­e të masave administra­tive mbi 3 masa, ku një prej tyre kishte 13 masa administra­tive pa shlyer.

 ??  ?? Masat e Policisë Rrugore
Masat e Policisë Rrugore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania