Panorama (Albania)

Greku i akuzuar për vrasje: Më kapën nga gjatësia e mjekrës

-

Shtetasi grek, Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë, pretendon se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen për të cilën është arrestuar. Madje, ai ka deklaruar se është ndaluar vetëm nga një përshkrim që i është bërë gjatësisë së mjekrës së tij. Deklaratat e ish- efektivit të forcave speciale të Greqisë, janë bërë gjatë një interviste, që ai ka dhënë nga Burgu i Bradashesh­it për mediat greke. “Jam i pafajshëm. Është një gabim shumë i madh. Është tragjike kjo që po më ndodh. Sigurisht, që nuk e kam bërë unë. Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë”, është shprehur Efthimiou Efthimious. Sipas tij, Policia shqiptare me arrestimin e tij thjesht ka gjetur një viktimë për të quajtur të kryer detyrën e saj. “Policia donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dikë, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, të dhëna që përputhen me mua. Është e mundur kjo? Pa asnjë fakt e provë, pa pistoletë, pa shenja gishtash, pa ADN”, është shprehur 42- vjeçari. Ngjarja për të cilën është arrestuar dhe Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit grek, ka ndodhur më 14 janar në afërsi të Pediatrisë në Tiranë. Më 2 shkurt, Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se kishte arrestuar një ish- efektiv të forcave speciale greke, të “konvertuar” në vrasës me pagesë si person i dyshuar për kryerjen e ekzekutimi­t të Devi Kasmit. Policia tha se janë arrestuar edhe tri personat që e kanë ndihmuar, duke i siguruar mjetet dhe kushtet e nevojshme për realizimin e atentatit, ndërsa është shpallur në kërkim personi që konsideroh­et si organizato­r i këtij grupi. Policia e Tiranës tha se ka zbardhur ngjarjen dhe “ro- let” e personave të arrestuar e në kërkim, duke zbuluar edhe një arsenal të tërë armësh e municioni, në një banesë të kthyer si depo, në zonën e Mëzezit, në periferi të kryeqyteti. Rezultatet e operacioni­t të koduar “Enigma” u bënë publike nga ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, i cili dha detaje për secilin nga personat e arrestuar. “Shtetasi grek është vetëdeklar­uar si ish- punonjës i Forcave Speciale të Policisë greke, nga viti 1992 deri në vitin 2012, kur ai është përjashtua­r nga kjo strukturë, për faktin se është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, deklaroi Veliu.

 ??  ?? Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Devi Kasmit
Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Devi Kasmit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania