Panorama (Albania)

KANOSJA ME MESAZHE

- ETLEVA DELIA

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana për kërcënimin e një prokurorej­e, do të ekstradohe­t nga Britania e Madhe.

Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Lartë angleze, “High Court of Justice” për Alban Beshirin, i cili kishte kërkuar që të mos kthehej në Shqipëri, pasi i rrezikohej jeta. Beshiri është i dënuar në mungesë në Shqipëri me 6 muaj heqje lirie, për shkak të mesazheve kërcënuese ndaj një prokurorej­e në Durrës. Ai u arrestua në Angli, më 12 korrik të vitit 2016, pas një kërkese ekstradimi dërguar nga Interpol Tirana. Alban Beshiri kishte fituar nënshtetës­inë britanike dhe jetonte në qytetin Coventry. Për shkak se ishte shtetas anglez, ai i kishte dërguar disa letra Ministrisë së Jashtme britanike ku pretendont­e, se nëse ekstradohe­j në Shqipëri, i kërcënohej jeta. Megjithatë, duket se pretendime­t e tij nuk janë marrë parasysh, pasi Gjykata atje vendosi të pranojë kërkesën e autoritete­ve shqiptare, duke lejuar ekstradimi­n e tij.

AKUZA Shtetasi shqiptar Alban Beshiri u gjykua në vitin 2015 për “Kanosje të prokurores” dhe u shpallur fajtor, duke u dënuar me 6 muaj heqje lirie. Ngjarja, për të cilën ai u akuzua, e kish- te pikënisjen në kohën kur ndaj tij u ngrit akuza e “dhunës në familje”, nga prokurorja e Durrësit Oltiana Çifligu. Por pasi dërgoi çështjen në Gjykatë, prokurorja u përball me kërcënimet e Beshirit, në atë kohë 33 vjeç. Ai e kërcënonte duke i thënë se sapo të kthehej nga Anglia, do i bënte diçka që nuk do kishte spital që ta mer- rte përsipër.

KERCENIMET “Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj, pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin dhe do të bëj për karrocë…”, ka kërcënuar Alban Beshiri prokuroren e Durrësit. Nisur nga kjo situatë, prokurorja Çi- fligu i është drejtuar me një kallëzim Prokuroris­ë, e cila ka marrë të pandehur të dyshuarin Alban Beshiri, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit ose prokurorit”. Për këtë akuzë, Beshiri u dënua më 6 muaj burg me një vendim të datës 30 tetor 2015. Gjatë gjykimit ka dhënë dëshminë e saj edhe prokurorja Çifligu, e cila ka deklaruar përpara Gjykatës për gjendjen e vështirë psikologji­ke, që i ishte krijuar nga telefonata­t dhe “sms”- të kërcënuese që Beshiri i kishte drejtuar. “… më datë 18.07.2014, ditën e premte rreth orës 06: 06 të pasdites ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit + 447557883X­XX, i cili është pre- zantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problemati­kën, duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms”, ka deklaruar ajo në gjyq. LEAD Albania Program për Përvojë dhe Zhvillim Lidershipi Më datë 21 korrik 2014, nga një numër anglez prokurores i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtje­n: “… O. Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani, nigjo mir kët që po të them, po të kapa në rrug, nuk do të mari spital për sipër, kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di, kështu që me ty e kam rehat, kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro, asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj, ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania