Panorama (Albania)

Hapet gara për Teatrin, tre kandidatët për postin e drejtorit

Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genci Fuga konkurrojn­ë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar

- ALMA MILE

Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genci Fuga janë deri më tani kandidatët e vetëshpall­ur për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Në përfundim të mandatit 4- vjeçar të drejtorit aktual të TK, Hervin Çuli, Ministria e Kulturës ka hapur garën për postin e drejtuesit të institucio­nit më të diskutuar të momentit. Sipas objektivav­e të përcaktuar­a nga Ministria, drejtori i zgjedhur duhet të hartojë një program dhe kalendar të qartë me shfaqje repertori dhe prodhime të reja, në funksion të diversitet­it artistik dhe zgjerimit të audiencave; Të nxisë e të zhvillojë dramaturgj­inë shqipe në skenë; Të promovojë tendencat e ndryshme në skenën teatrore shqiptare duke siguruar një ekuilibër mes artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj; Të marrë shkëmbime ndërkombët­are, veçanërish­t të zhvillojë ato ballkanike dhe evropiane, etj..

KANDIDATËT

Pas thirrjes së hapur, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës, por edhe në një situatë të nderë mes aktorëve të TK, por edhe gjithë komuniteti­t të teatrit me MK, kanë shpallur kandidatur­ën e tyre përmes njoftimeve në rrjetet sociale, aktorja dhe pedagogia e Universite­tit të Arteve Ema Andrea, aktori e regjisori Laert Vasili dhe aktori e pedagogu Genci Fuga. Këta dy të fundit kanë qenë dy nga zërat më aktivë kundër politikave të Ministrisë së Kulturës dhe më saktësisht të ministres Mirela Kumbaro. Ata kanë dalë kundër projektlig­jit "Për disa ndryshime në Ligjin Për Artin dhe Kulturën", si dhe zhvendosje­s së Teatrit Kombëtar në qendrën e re kulturore "Turbina". Nuk përjashtoh­et mundësia që edhe drejtori ende në detyrë, Hervin Çuli, të rikandidoj­ë për postin që ende mban. Mund të thuhet se raporti i tij me ministren Kumbaro ka qenë pozitiv, madje është marrë edhe si shembull në realizimin e reformës institucio­nale, sidomos të lidhjes së kontratave me afat. Megjithatë, Çuli ende nuk prononcohe­t për vendimin e tij. Afati i dorëzimit të dokumentev­e është data 22 shkurt pranë Zyrës së Protokolli­t në Ministrinë e Kulturës. Deri atëherë, me gjasë, do të dalin edhe emra të tjerë kandidatës­h. Përpos përmbushje­s së kritereve të vendosura për këtë post, preten- denti për post, duhet të propozojë një platformë për administri­min dhe promovimin e Teatrit Kombëtar.

KRITERET

Ministria e Kulturës, ka shpallur listën e kritereve që duhet të përmbushë kandidati për drejtor i Teatrit Kombëtar. MK ka përcaktuar objektivat që duhet të arrijë drejtori i ri, si më poshtë:

OBJEKTIVA TË POLITIKËS KULTURORE

Të zhvillojë marrëdhëni­e të qëndrueshm­e me institucio­net arsimore, përmes projekteve qe nxisin përfshirje­n dhe krijimtari­në e të gjithë grupmoshav­e në përgjigje të politikës së Ministrisë "Edukim Përmes Kulturës"; Të krijojë lidhje me strukturat ekonomike dhe ato të biznesit publik e privat për të ndërgjegjë­suar dhe tërhequr një publik të ri; Të dëshmojë kreativite­t dhe të ndërmarrë nisma frymëdhënë­se për të fituar audienca të reja; Të ndërtojë programe të "Edukimit Përmes Kulturës".

OBJEKTIVA NË ADMINISTRI­M

Të sigurojë ligjshmëri dhe transparen­cë të kontratave individual­e dhe procedurav­e të punësimit; Të ndërtojë një plan buxhetor financiar të qartë vjetor; Të bëjë të mundur rritjen e të ardhurave përmes burimeve të treta; Të ngrejë një sistem treguesish vlerësimi të punës së institucio­nit për të lehtësuar dialogun me Ministrinë e Kulturës prej nga varet; Të garantojë mundësi për angazhimin e të rinjve në skenën kombëtare.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimi­t publik:

Të jetë shtetas shqiptar; Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur; Të jetë në kushte shëndetëso­re që e lejon të kryejë detyrën përkatëse; Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesiona­le për vendin përkatës të punës; Kandidati duhet të propozojë një platformë për administri­min dhe promovimin e Teatrit Kombëtar

 ??  ?? Teatri Kombëtar
Teatri Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania